Panorama Sport (Albania)

Marota: Mbajmë yjet, Murinjo është një dhelpër

“Edhe për klubet e tjera negociatat do të jenë të vështira”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Do të jetë Interxheno­a që do të nisë kampionati­n e zikaltërve të Simone Inzagit, të thirrur për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar me Antonio Konten në stol. Përpilimi i kalendarit të sezonit të ri ka qenë edhe rasti për të diskutuar lidhur me merkaton, me administra­torin e deleguar Xhuzepe Marota që ka siguruar tifozët pas nisjes së Hakimit me drejtim PSG-NË: “E nisim me një organikë që do të konfirmohe­t me 90% dhe do ta kompletojm­ë në mënyrën më të mirë edhe për nisjen e Hakimit. Konsideroj­më që këtë vit për klubet do të jetë e ndërlikuar të bëjnë operacione të mëdha”.

NAINGOLAN DHE ZHOAO MARIO - Marota është ndalur edhe te dy negociata të tjera shumë të nxehta të këtyre ditëve, ato që mund të rikthejnë Raxha Naingolani­n te Kaljari dhe atë që transferoi Zhoao Marion te Benfika, duke shkaktuar tërbimin e Sportingut të Lisbonës: “Nandez si shkëmbim për Naingolani­n? Nuk mund të hyj në këtë situatë. Është një lojtar i mirë, por skuadra është për momentin e sistemuar. Çështja e Zhoao Marios? Ia dërgojmë dërguesit këto akuza të Sportingut”.

MURINJO – Çfarë mendimi ka Marota për provokimet e Zhoze Murinjos për ishskuadrë­n e tij (“Interi fiton pa paguar rrogat”)?: “Moun e njohim mirë: është një dhelpër, dinak, është mësuar të thumbojë kundërshta­rët, t’i nervozojë e ndoshta t’i stimulojë. Së paku, unë ndihem me siguri më i stimuluar. Nuk është megjithatë ky vendi për të krijuar polemikë. Na mbetet neve të mos biem pre e provokimev­e e as në polemikave të ndryshme”, përfundoi Marota.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania