Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, gazetari i vuri “gjobë” 10 mln euro Realit

Perez e lëshon sërish gojën: Ata do të vdesin me Madridin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Hoze Antonio Abe jan i kishte bërë shantazh Realit të Madridit duke i kërkuar 10 milionë euro në mënyrë që të eliminonte përgjimet që ekzistonin për presidenti­n Florentino Perez. Bëhet fjalë për të njëjtat përgjime që janë duke u publikuar dita-ditës tani nga “El Confidenci­al”, ku numri një i klubit flet keq për disa legjenda të Realit, lojtarë dhe trajnerë. Lajmin e ka bërë të ditur Karlos Bustijo, në emisionin “El Transistor” në “Ondacero”, duke shpjeguar se ky gazetar foli në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me zëvendëspr­esidentin e skuadrës në atë kohë Eduardo Fernandes de Blas. “Takimi u bë në një restorant në Madrid, ekzaktësis­ht në Combarro. Gazetari i bëri shantazh që do t’i zhdukte këto audio në rast se do t’i jepnin 10 milionë euro. Reali nuk e pranoi këtë presion dhe nuk u mor fare me gazetarin”, u tha në emision. Florentino Perez, ashtu siç bëri me dije gazeta “MARCA” do të padisë gazetarin dhe vetë median që po i publikon këto. Presidenti mendon se diçka e tillë po bëhet për t’i prishur imazhin dhe zëra brenda klubit gjithashtu tregojnë se pas këtyre publikimev­e mund të fshihet UEFA.

PËRGJIMI I FUNDIT Ditën e djeshme u publikua audioja ku Perez flet kundër disa mediave, përfshirë gazetën “MARCA” dhe televizion­in spanjoll. Ai thotë se Reali duhet të fitojë betejën edhe me to, pasi nuk e lënë të qetë që të punojë dhe të rritet. Gjithashtu, në një tjetër publikim ai ka folur kundër legjendave të Realit të dikurshëm duke thënë se ata mendojnë se do të jetojnë përjetësis­ht me këtë lavdi. “Nuk e kuptoj se si duan të jetojnë përjetësis­ht me Realin në mendje. Mendojnë se do t’i shoqërojë deri në vdekje Reali i Madridit”, ishin disa nga fjalët. Më parë, Perez kishte folur kundër Kasijasit, Raulit, Kristiano Ronaldos, Murinjos dhe Del Boskes.

 ??  ?? Florentino Perez dhe gazetari Hoze Antonio Abejan
Florentino Perez dhe gazetari Hoze Antonio Abejan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania