Panorama Sport (Albania)

Inteligjen­cë dhe dinakëri, Depaj i sjell gola Barçës

Ka teknikë të lartë dhe shënon si sulmues i madh

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona është duke e forcuar organikën e saj me disa futbollist­ë të rinj gjatë kësaj kohe. Sigurisht që transferim­i më interesant deri në këto momente është sulmuesi holandez Memfis Depaj. Pavarësish­t se ai nuk bëri një Europian për t’u mbajtur mend, numrat në nivelin personal janë korrektë. Depaj ka shënuar 2 gola dhe dha 2 asiste në 4 ndeshje që luajti Holanda. Gazetat spanjolle kanë analizuar se çfarë do t’i sjellë Depaj Barcelonës me praninë e tij në fushën e lojës.

PIKË PASIMI- Aspekti i parë që merret parasysh është lëvizshmër­ia e holandezit brenda fushës së lojës. Ai ka kapacitet shumë të lartë për t’u çmarkuar nga kundërshta­ri në thellësi. Në momentin që duket sikur po shkon drejt zonës kundërshta­re, ai menjëherë bën disa hapa mbrapa për të mbështetur aksionin dhe për t’u bërë një pikë referimi për shokët e skuadrës. Diçka e tillë kuptohet në foton e parë. Falë kësaj lëvizjeje, ish-lojtari i Lionit është një alternativ­ë më shumë për pasim. Depaj është i zoti për të lëvizur mes linjave dhe mund të bëhet problemati­k për kundërshta­rët.

NË THELLËSI- Në radhë të dytë, Memfis është gjithashtu i zoti për të kuptuar mjaft mirë në fushën e lojës se kur është momenti për t’u tërhequr dhe kur duhet të shkojë drejt zonës rivale apo ato që quhen çmarkime në thellësi. Edhe në këtë aspekt është shumë i fortë duke luajtur pas shpinës së mbrojtjes kundërshta­re.

VERTIKALIS­HT- Aq sa i pëlqen të shoqërojë aksionet, aq shumë i pëlqen edhe t’u japë vertikaliz­im atyre. Gjithmonë mundohet të sulmojë zonat e ngushta dhe të kapë në befasi shpinën e lojtarëve kundërshta­rë. Kjo e bën të quhet si një sulmues i parë, edhe pse ka elementet e një numri 9 fals.

KAPËRCIMET- Siç mund të shihet edhe nga fotot, Depaj nuk qëndron kurrë i ngurtë, por lëviz shpesh dhe u jep mundësi shokëve që ta kërkojnë në hapësira. Një nga lëvizjet e tij të shumta është depërtimi nga pjesa anësore e fushës drejt qendrës. Shpeshherë e bën këtë gjë me topin në këmbë, ndërsa herë të tjera shërben shokët e skuadrës.

FINALIZIMI- Sigurisht që aspekti kryesor i një sulmuesi është finalizimi dhe Depaj e ka këtë gjë. Nuk është një “pykë”, por në karrierën e tij ka shënuar shumë gola. Ai ka një talent të jashtëzako­nshëm përpara portës kundërshta­re. Ekzekutime­t e tij janë me stil dhe jo me forcë. Lëvizja e trupit e ndihmon shumë për të qenë i saktë në portën kundërshta­re. Të gjitha këto elemente do t’i shërbejnë Barcelonës për t’u përmirësua­r ndjeshëm dhe për të pasur në organikë një lojtar që do të kuptohet me sy mbyllur me Lionel Mesin.

 ??  ?? Çmarkimi nga mbrojtja kundërshta­re për t'u bërë pikë referimi për skuadrën
Çmarkimi nga mbrojtja kundërshta­re për t'u bërë pikë referimi për skuadrën
 ??  ?? Gjithmonë kërkon t'i japë vertikaliz­im lojës si me lëvizje ashtu edhe me pasime
Gjithmonë kërkon t'i japë vertikaliz­im lojës si me lëvizje ashtu edhe me pasime
 ??  ?? I zgjuar për t'i lexuar mirë hapësirat që mund të shfrytëzoh­en për pasime
I zgjuar për t'i lexuar mirë hapësirat që mund të shfrytëzoh­en për pasime
 ??  ?? Ka nuhatje të lartë goli, edhe pse nuk është sulmuesi i parë
Ka nuhatje të lartë goli, edhe pse nuk është sulmuesi i parë
 ??  ?? Lëvizjet pas shpinës së kundërshta­rit për të kapur në befasi mbrojtjen
Lëvizjet pas shpinës së kundërshta­rit për të kapur në befasi mbrojtjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania