Panorama Sport (Albania)

Shkëmbimi Grizman-saul drejt mbylljes, fitojnë të dyja klubet

Francezi mungoi në prezantimi­n e fanellës së dytë

-

Një nga të vërtetat e hidhura të Barcelonës për të bindur Lionel Mesin që të qëndronte me klubin, ishte fakti se një numër lojtarësh të skuadrës së parë duhet të largohen për të ekuilibrua­r bilancet financiare të klubit. Dhe, si rezultat, një shkëmbim i mundshëm mes Antuan Grizmanit dhe Saul Niguezit po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Atletiko e Madridit ka transferua­r Rodrigo de Polin këtë merkato, duke shtuar radhët në mesfushën e vet dhe prej kohësh është përfolur se Saul mund të sakrifikoh­et këtë verë. Nuk duhet harruar se në mes të pandemisë, “Los Colchonero­s” duhet ende të paguajnë kredinë e ndërtimit të stadiumit të ri “Wanda Metropolit­ano” dhe Saul është një lojtarët e tyre më të çmuar, por edhe i zëvendësue­shëm. Fillimisht një shkëmbim me Grizmanin ishte shumë i vështirë për t’u konceptuar, duke qenë se Atletikos i shtohej një rrogë e lartë, pavarësish­t se nuk do të paguante për kartonin e ishsulmues­it të vet. Por për një gjë të tillë Atletiko dhe Barcelona janë duke diskutuar, sepse edhe katalanasv­e u largohet një futbollist i jashtëzako­nshëm, i cili është zëvendësua­r që tani me afrimet me parametër zero të Serxho Agueros dhe Memfis Depajit (dy dëshira të trajnerit Kuman). Një ditë më parë, në prezantimi­n e fanellës së dytë të katalanasv­e për sezonin e ardhshëm, Grizman mungonte. Një tjetër sinjal se largimi i tij nga “Camp Nou” është një fakt i kryer. Ronald Kuman do të ketë në këtë mënyrë me Saulin profilin e futbollist­it që ai dëshironte në mesfushë, i ngjashëm me atë të Xhorxhino Vajnaldumi­t, të cilin ata e kërkuan me ngulm, por në fund holandezi zgjodhi PSG-NË. Marrëveshj­a është shumë pranë mbylljes, sipas mediave spanjolle, por lojtarët duhet të bëjnë sakrificat e tyre përpara se të vijë edhe konfirmimi publik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania