Panorama Sport (Albania)

De Biazi “ia hedh” FIFA-S, FSHF pret gjyqin për Bajramin

Prapaskena, si Azerbajxha­ni merr lojtarin kroat

-

Nedim Bajrami është duke u përgatitur si lojtar i Serisë A. Pas pushimeve, mesfushori i Empolit u është bashkuar emilianëve në fazën përgatitor­e për të nisur këtë edicion në elitën e futbollit italian, pas suksesit një sezon më herët në Serinë B duke u shpallur kampionë. Mirëpo, një sy vetë futbollist­i edhe ka edhe nga FIFA. Ka dëshirën dhe ka dhënë fjalën për të luajtur me Shqipërinë, por Edi Reja duhet të presë për të bërë plane me të. E ndërsa FSHF ka përpiluar dosjen dhe është në kërkim të interpreti­mit të fakteve për ta fituar përballjen në KAS, Xhani De Biazi feston nga vendimi i FIFA-S.

PRECEDENTI NË FAVOR

Nedim Bajrami u pengua nga FIFA që të luante me Shqipërinë, për shkak të një neni të shtuar në rregullore­n e FIFA-S që lojtarët nuk mund ta ndërrojnë një përfaqësue­se, nëse në moshën 20-vjeçare kanë zhvilluar ndeshje me të mëparshmen, qoftë edhe në ekipin U-21. Bajrami ka zhvilluar katër të tilla me Zvicrën U-21. Mirëpo, së fundmi FIFA ka lejuar një tjetër futbollist i cili në moshën 26-vjeçare, ka zhvilluar dy miqësore me Kroacinë, e ndërsa së fundmi është lejuar të ndërrojë përfaqësue­se.

FESTON DE BIAZI

Në drejtimin e Shqipërisë, Xhani de Biazi ishte gjithashtu nju ndër aktorët kryesorë në seancën dëgjimore që FSHF fitoi përballë UEFA-S për ndeshjen në Serbi. “Nuk mund të kthehesh më në arenë, kur e di që kafazi me luanë është i hapur. Asgjë nuk është më e sigurt”, ishte ndër të tjera fraza e thënë nga ish-trajneri i Kombëtares, në gjyqin e zhvilluar në KAS. Së fundmi, De Biazi ka fituar të drejtën që në përfaqësue­sen e Azerbajxha­nit të ketë Filip Ozobiç, lojtarin që ka luajtur me të gjitha ekipet e moshave të Kroacisë. Jo vetëm kaq, por ka debutuar me ekipin A kroat në moshën 26vjeçare, në miqësoret kundër Kilit dhe Kinës. I lindur në Bjelovar, në Kroaci, mesfushori 30-vjeçar ka marrë të drejtën nga FIFA për të qenë nën urdhrat e De Biazit tek Azerbajxha­ni. Fakt lehtësues për këtë rast, ka qenë karriera prej pesë vitesh në Azerbajxha­n e mesfushori­t me skuadrat e Gabalasë (2016-2018) dhe Karabakut prej vitit 2018.

GJYQI I FSHF-SË NË KAS NDAJ FIFA-S

Shqipëria beson që në KAS, çështja do të lexohet pozitivish­t dhe dëshira e Nedim Bajramit, të shkojë deri në fund për të përfaqësua­r Shqipërinë. “Panorama Sport”, ka mësuar se në KAS janë ndërruar gjyqtarët e caktuar rishtazi për këtë çështje dhe tanimë FSHF është në pritje të caktimit të gjyqtarëve të rinj që do të shqyrtojnë këtë çështje. Nga sa bëhet me dije, FSHF si palë e cila ka bërë ankiminin dhe kërkesën në KAS, ka marrë garancinë që përgjigjja do të jetë të paktën përpara grumbullim­it të kombëtarev­e në shtator. Kësisoj, me shpresën që do të jetë një përgjigje pozitive dhe Bajrami të jetë i gatshëm për sfidat Poloni-shqipëri (2 shtator), Shqipërihu­ngari (5 shtator) dhe Shqipëri-san Marino (8 shtator), trajneri Edi Reja do të marrë përfundimi­sht përgjigjen nëse mund të ketë në dispozicio­n fantazisti­n e Empolit apo jo.

 ??  ?? Filip Ozobiç, lojtari 30-vjeçar i lindur në Kroaci që ka fituar mundësinë për të luajtur me Azerbajxha­nin
Filip Ozobiç, lojtari 30-vjeçar i lindur në Kroaci që ka fituar mundësinë për të luajtur me Azerbajxha­nin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania