Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu: E furnizoj unë me gola “Lu-la”-n

Një “thumb” për Milanin: Atje vetëm Pioli donte që të qëndroja

- Përgatiti: LEDIO NASE

Hakan Çalhano glu i ka idetë shumë të qarta: ka vendosur të ndryshojë spondën e Milanos, duke u larguar nga Milani për të fituar yllin e dytë me kushërinjt­ë e Interit. "Shpresojmë të kemi mundësi të përsëritem­i sërish në kampionat, - ka shpjeguar mesfushori turk për "CBS Sports" duke folur për objektivat sezonalë. - Gjëja tjetër që dua, është të bëj gjëra të mëdha në Ligën e Kampioneve. Besoj te skuadra jonë, kemi lojtarë të mëdhenj me shumë cilësi dhe shpresoj që trajneri i ri të arrijë majat". Çalhanoglu ka djersirë dhe buzëqeshur në "Appiano", në tre seancat e tij të para. Pavarësish­t se me vetëm pak punë në këmbë, të mërkurën Inzagi e ka angazhuar menëjhërë në testin miqësor të parë për sezoin e ri me Sarnikon: përfundoi 16-0 dhe turku në pjesën e majtë të mesfushës luajtir në vendin e Eriksenit. Ndërkohë që ka folur edhe për "DAZN", duke thumbuar ish-skuadrën: "Pioli ishte i vetmi që dëshironte vërtet të qëndroja te Milani. Bisedova shumë me të, më pas respektoi vendimin tim. Sistemi i ri i lojës? Më pëlqen: në rolin tim, me Inzagin, ka luajtur Luis Alberto, i cili në disa aspekte më ngjason. Nga Inzagi më pëlqen vëmendja, mënyra se si flet". Pas intervista­ve mediatike, blerja e re e Interit u është dedikuar edhe pyetjeve të tifozëve zikaltër që përmes profilit zyrtar "Instagram" të klubit i kanë shtruar kureshtjet e tyre lojtarit, i cili u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të mbështetës­ve duke zbuluar edhe numrin e fanellës.

Çfarë ju bëri të zgjidhnit Interin?

Ishte një vendim i lehtë, ndodhi gjithçka shumë shpejt falë drejtorit Auzilio dhe trajnerit Inzagi.

Keni bërë shoqëri me shokët e rinj?

Po, kam bërë shoqëri me Radun, Kolarovin, Naingolani­n, Sensin, thuajse me të gjithë. Po i njoh me radhë.

Çfarë numri do të zgjidhni?

Kam zgjedhur 20-ën. Zakonisht përdorja 10-ën, atëherë 10+10 bën 20: do të përdor këtë numër.

A mund t’ju zgjedh në futbollin virtual?

Absolutish­t po, sepse këtë vit do të përpiqem të jap shumë asiste për Romelun dhe Lautaron.

Çfarë preferoni mes asisteve dhe golave?

Më pëlqen shumë të jap asiste sepse është shpërblyes­e të ndihmosh shokët.

Pesë lojtarë të preferuar nga historia e Interit?

Zaneti, Ronaldo, Adriano, Eto dhe Shnajder.

Penallti apo goditje dënimi?

Preferoj të ekzekutoj goditjet e dënimit dhe të përpiqem të shënoj gola.

 ??  ?? Hakan Çalhanoglu në sërvitjen e parë me Interin
Hakan Çalhanoglu në sërvitjen e parë me Interin
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania