Panorama Sport (Albania)

Kapsolla dhe fishekzjar­rë, si u kërcënua me ndërprerje

-

Ndërprerje loje, kërcënim për të mos vazhduar më ndeshjen nga arbitri dhe delegati i UEFA-S, por edhe festë e çmendur dhe lot gëzimi në fund. Në Vllaznia-shiroki ndodhën nga të gjitha dhe delirin e kuqebluve për kualifikim­in për pak e prishën tifozët me hedhjen e fishekzjar­rëve dhe kapsollave, duke bërë që klubi të rrezikojë tashmë një gjobë të majme nga Komisioni i Disiplinës në UEFA. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme. PROBLEMET * Në minutën e 10-të gjyqtari kryesor, Kaspar Sjoberg, ndërpret lojën për rreth 2 minuta pas një kapsolleje të hedhur në pistën e stadiumit, afër anësorit të dytë Magnuson. Arbitri kërkoi nga kapitenit Gurishta që të qetësonte tifozët. Mbrojtësi ka komunikuar me tifozërinë në tribunën përballë, prej edhe nga u hodh kapsolla. Më pas, në minutën e 28-të, grupimi "Power 12" ka hequr pankartën në shenjë proteste të ndërhyrjes së drejtuesve të klubit për të ndaluar fishekzjar­rët dhe tymueset e përdorura në stadium nga ana e tyre. Problemet kanë vijuar në minutën e 41-të, kur pas një shishe të hedhur në fushë, forcat e sigurisë së stadiumit, kanë nxjerrë menjëherë jashtë personin që bëri këtë veprim. Përpara se të niste ndeshja, klubi kishte paralajmër­uar tifozët se nuk lejohen në stadium materiale piroteknik­e si shashka, kapsolla, flakadanë etj. Por, tifozëria nuk e respektoi këtë, duke harruar që çdo shkelje e rregullave të UEFA-S penalizon rëndë Vllazninë, si në anën financiare, ashtu edhe në dënimin e fushës.

* Pas golit të parë në fillimin e pjesës së dytë nga Gjurgjeviç, festa e tifozëve ishte e çmendur, por sërish u ndezën dy fishekzjar­rë, në një kohë që në pistë u hodh një tjetër kapsollë, ashtu si në fillim. Këtu arbitri kryesor, pas sinjalizim­it edhe nga asistenti, menjëherë urdhëroi ndërprerje­n e lojës dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes. Pra, nga një gëzim për golin, në një hidhërim për situatën. Për 5 minuta loja u ndërpre, derisa arbitri suedez, Sjoberg, si dhe delegati i UEFA-S, greku Aristidhis Stavropulo­s, kërcënuan se nëse ndodh edhe një herë e njëjta gjë, loja do të ndërpritej përfundimi­sht.

Ka qenë sërish kapiteni Gurishta që ka shkuar në tribunën përballë dhe ka kërkuar nga tifozët të mos hedhin më kapsolla dhe ndezin fishekzjar­rë, sepse është rreptësish­t e ndaluar. TË TJERAT... * Afro 45 minuta para nisjes së takimit, ka nisur të mbushej stadiumi "Loro Boriçi". Burime në klub treguan se ishin shitur 4700 bileta, duke respektuar rregullin e me një limit prej 30 % të impiantit.

* Klubi Vllaznia nuk ka bindur dot UEFA-N që përpara ndeshjes të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-futbollist­it shkodran, Aziz Gruda. Gjithsesi, tifozëria shkodrane i ka dhënë për afro një minutë duartrokit­je të pandërprer­a të ndjerit Gruda. * Përqafime dhe lot gëzimi të Eni Imamit pas shënimit të golit. Në momentin e golit të tretë, fluturoi në fushë për të festuar me shokët edhe Ardit Hoxhaj, që kishte vetëm pak minuta që kishte lënë lojën.

* Festë e çmendur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, ndërsa në dhoma u bashkua edhe trajneri Brdariç e Krymi, që dje ishin të pezulluar. Gjermani, për pak sa nuk ka rrëshqitur te hyrja e stadiumit.

 ??  ?? Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes së djeshme
Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania