Panorama Sport (Albania)

Gashi konfirmon largimin, ka dilema edhe për Shytin

- ALDO BUZI

Kur ditët po kalojnë, Egnatia ka përfunduar ditën e katërt të fazës përgatitor­e. Nga gazeta mësohet se të dy titullarët e sezonit të kaluar, Gashi e Shyti, kishin rinovuar, por nga klubi nuk ka njoftim zyrtar për vazhdimësi­në e tyre. Burime të gazetës bëjnë me dije se vetë Gashi dëshiron të luajë në kampionati­n kosovar për shkak të largësisë nga familja. Gjatë sezonit që përfundoi ishte pjesë e fitimit të dy trofeve duke u aktivizuar në 21 përballje e arriti të shënonte vetëm një gol. Në një status të publikuar kosovari shprehet se nuk do të jetë pjesë e Egnatias në sezonin e ri, i falënderon të gjithë nga presidenti, stafin, tifozët e me radhë. "Faleminder­it KF Egnatia. Dua t'ju njoftoj që nuk do jem më pjesë e klubit më të ri në Superiore KF Egnatia. 'Luftën' që nisëm e arritëm së bashku me stafin presidenci­al, stafin teknik, bashkëlojt­arët po ashtu dhe tifozët. Dua edhe t'ju falënderoj gjithsecil­in nga ju për respektin, emocionet e besimin maksimal që më keni dhënë gjatë gjithë kampionati­t. Ju dëshiroj fat në Superiore dhe arrini në majat e futbollit shqiptar apo dhe më tutje", përfundon statusin në "Facebook"-un e tij Gashi. Ndërsa për Ildian Shytin nuk ka ndonjë detaj se do të jetë pjesë e projektit të elitës me rrogozhina­sit sërish apo do të ndërpresë bashkëpuni­min pas një sezoni.

Për sa i përket braziliani­t Lukas Ramos, bisedimet sapo kanë nisur e pas dakordësis­ë mund të ketë edhe firmë. Drejtuesit janë aktivë e po bëjnë të pamundurën për plotësimin e atyre roleve që duhet të kenë më shumë alternativ­a përzgjedhj­eje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania