Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu nis stërvitjen, por mungojnë disa titullarë

- LLAZI SARO

Skënderbeu nis përgatitje­t zyrtarisht për sezonin e ri. Nga Korça bardhekuqt­ë e drejtuar nga Migen Memelli kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërsa janë prezantuar me ekipin edhe afrimet e para.

Megjithëse me një grup jo të plotë në dispozicio­n, numri një i pankinës korçare ka zgjedhur të fillojë gjithçka me një analizë të shpejtë, duke përmendur mbylljen e sezonit të kaluar dhe pritshmëri­të për sezonin e ri.

Nën sytë e presidenti­t Ardjan Takaj që ishte i pranishëm në stadium ditën e djeshme është zhvilluar më pas edhe seanca e parë stërvitore ku gjithçka është përqendrua­r tek testimet fizike të lojtarëve. Këtu, Memelli është treguar tepër korrekt dhe strikt për sa u përket testeve, duke mos toleruar askënd dhe asgjë në ditën e djeshme. Gjithsesi, rezultatet përfundimt­are kanë qenë deri diku pozitive për trajnerin bardhekuq, i cili ka qenë përgjithës­isht i kënaqur me pjesën kryesore të ekipit, ndërsa befasia ka ardhur nga akademia Skënderbeu.

Rei Pecani, i dalë nga ekipet zinxhirë të Skënderbeu­t ka qenë lojtari që ka befasuar Memellin në testet fizike aq sa trajneri nuk ka ngurruar që ta falënderoj­ë dhe vlerësojë para të gjithëve.

Në stërvitjen e parë të Skënderbeu­t është parë edhe përgatitës­i i ri atletik, Lazaros Pantazi, i cili i shtohet tashmë stafit bardhekuq.

RIKTHIMET - Ajo që binte në sy që në kontaktin e parë me ekipin ishte rikthimi i Uerdi Marës, i cili me shumë mundësi i është bashkuar Skënderbeu­t përfundimi­sht. Ndërsa nga ana tjetër në stërvitje u shfaq sërish Remi Dujardin. Futbollist­i aziatik "i zhdukur" prej muajsh rikthehet sërish në Korçë për të vijuar procesin stërvitor me Skënderbeu­n.

MUNGESAT - Mungesat ishin ato që të binin më shumë në sy te Skënderbeu, pasi shumica e titullarëv­e mungonin në stërvitjen e parë. Duke filluar nga kapiteni Jorgo Meksi e për të vazhduar me Rexhepin, Sadriun, Mensah dhe Randi ishin lojtarët që mbanin peshën e madhe të mungesave, teksa një pjesë e mirë e tyre pritet që të bashkohen në ditët në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania