Panorama Sport (Albania)

Teuta rigjen “nëndetësen” pas 9 viteve, ndryshon mbrojtja

Formacioni, Idrizaj në vend të Todorovski­t

- ZAMIR QYPI

Teuta dhe Dinamo do të luajnë një ndeshje për llogari të Kategorisë Superiore pas plot nëntë vitesh mungesë. Në fakt, që prej rënies nga elita të bluve kryeqyteta­s, asnjëherë dy skuadrat nuk kanë pasur përballje me njëra-tjetrën, qoftë edhe në Kupën e Shqipërisë. Për herë të fundit mes tyre, Teuta dhe Dinamo kanë luajtur në fundin e sezonit 2011-2012, më saktë më 14 prill 2012, teksa durrsakët fitonin në kryeqytet me shifrat 0-1. Në atë takim vendoste një gol i qendërmbro­jtësit Akil Jakupi, që si për koincidenc­ë, tashmë është trajner në akademinë e Dinamos. Të shtunën në stadiumin e Rrogozhinë­s, Teuta është pritur në një takim ku si kundërshta­r do të ketë edhe trajnerin Bledi Shkëmbi, që ka drejtuar durrsakët dy sezone më parë.

PËRGATITJE­T - Barazimi ndaj Vllaznisë me 10 lojtarë sigurisht që e ka rritur adrenalinë­n te Teuta, e për më tepër që skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe brenda pritshmëri­ve në këtë fillim sezoni. “Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me sytë nga përballja e së shtunës. Gjithçka nisi me një nxehmje të lehtë, ku përgatitës­i atletik, Eduart Salillari dhe zv.trajneri Bledar Hodo vazhduan punën me futbollist­ët me disa ushtrime fizike. Trajneri Edi Martini praktikoi një lojë brenda grupit duke provuar titullarët që pritet të jenë nesër në fushë. Te Teuta janë të ndërgjegjs­hëm se i pret një ndeshje e vështirë, por lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që të vijojnë me rezultate të mira në kampionat. FORMACIONI - Martini ka marrë lajme të mira nga infermieri­a, pasi sulmuesi Sebino Plaku, i cili ka nditeuta er ditët e fundit një shqetësim në kofshë do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Dinamon. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qendërmbro­jtësin serb, Filip Ivanoviç, i cili pati probleme shëndetëso­re në prag të ndeshjes me Vllazninë dhe nuk u rrezikua me aktivizimi­n në Shkodër. Kësisoj, mungesat e vetme ndaj Dinamos do të jenë mbrojtësi i djathtë, Bllagoja Todorovski, si dhe sulmuesi i krahut, Lorenco Vila, i cili prej javësh po kryen fazën e riaftësimi­t pas dëmtimit në muajin korrik. Sipas të gjitha gjasave në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Hektor Idrizaj, ndërsa në pjesën tjetër të prapavijës janë Selmani, Ivanoviçi dhe Xheksoni. Në mesfushë do të rikthehet Aleksi, i cili luajti si qendërmbro­jtës në Shkodër. Rivaliteti është i madh, pasi kandidat për një vend në formacion është edhe ganezi Ruben Akuah, i cili bëri një performanc­ë të mirë ndaj Vllaznisë, ku për herë të parë e nisi nga fillimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania