Panorama Sport (Albania)

Kastrioti me probleme dëmtimesh, rikthehet Sali

-

Ndonëse me Elbasanin u hodh një hap i rëndësishë­m drejt kualifikim­it, me krutanët që presin të qetë ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë falë rezultatit të ndeshjes së parë të fituar 2-0. Stafi teknik nuk ka dalë fort "i kënaqur" nga kjo përballje, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve në seancën e djeshme stërvitore kanë munguar për shkak se kanë marrë goditje dhe janë në dyshim për sfidën me Tiranën. Janë jo pak, por katër lojtarë formacioni që janë në dyshim për sfidën e së shtunës ndaj bardhebluv­e. Është Bedri Greca, lojtari që kreu zëvendësim të detyruar në sfidën me Elbasanin dëmtim që mund të jetë penalizues për lojtarin dhe skuadrën në ndeshjen e nesërme. Krahas tij, edhe Ouale Onanuga ka pasur shqetësime, por gjithashtu edhe Indrit Prodani dhe Abaz Karakaçi janë në një gjendje jo optimale për shkak të ndërhyrjev­e të ashpra që bënë lojtarët e Elbasanit. Megjithatë, stafi mjekësor ka nisur nga puna për të bërë të pamundurën që lojtarët të jenë në ndeshje. Sa i takon pjesës tjetër të skuadrës, seanca e djeshme është zhvilluar normale e ndarë në dy grupe, pjesa e lojtarëve që u aktivizuan kanë zhvilluar një stërvitje më të lehtë, ndërsa pjesa tjetër stërvitje normale. Ndeshja Kastrioti-tirana do të luhet të shtunën në orën 13:45 në stadiumin "Kamza".

PORTIERI - Edmir Sali, gardiani i krutanëve u dëmtua në nxehje në fillim të ndeshjes me Kukësin, një javë më parë. Aktualisht, gjendja e tij është përmirësua­r ndjeshëm dhe pritet që të jetë në dispozicio­n të stafit teknik ndaj bardhebluv­e duke bërë në këtë mënyrë një rikthim të rëndësishë­m krahas dilemave të lojtarëve të tjerë. BUJAR BALLIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania