Panorama Sport (Albania)

Kukësi, alarm në mbrojtje

Lulaj, Hila dhe Ndreca në dyshim për Laçin, ja kush i zëvendëson

- VLADIMIR MEMA

Të hënën Kukësi do të ketë provën “gje nerale” ndaj Laçit, për të parë forcën reale të kësaj skuadre në kampionat. Dy fitoret e para dhe kryesimi me pikë të plota kanë bërë që të mos mungojnë elozhet për ekipin e drejtuar nga italiani Longo, por gjithsesi në letër kanë pasur dy kundërshta­rë që ishin të kalueshëm. Mirëpo, për fat të keq, në përballjen me kurbinasit, verilindor­ët do të vijnë të sakatuar dhe thuajse pa gjithë repartin e mbrojtjes, i cili duhet ribërë nga e para për këtë sfidë. Lulaj, Hila dhe Ndreca kanë pësuar dëmtime të lehta në ndeshjen me Kastriotin dhe me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për italianin. Për këtë arsye në Kupë ndaj Maliqit, ata u lanë pushim. Në seancën e djeshme stërvitore, të tre këta lojtarë kryen stërvitje individual­e me përgatitës­in atletik dhe për Hilën ka ende shpresa të pakta që të rikuperohe­t në kohë dhe mund të jetë në fushë ndaj kurbinasve, edhe pse duket e vështirë.

LËVIZJET – Kukësi, edhe pa këto dëmtime ka pasur mungesë lojtarësh në repartin difensiv, ndaj është e kuptueshme që pa këtë treshe, Longos i është bërë një “gropë” e madhe në prapavijë. Mungesa e dy qendërmbro­jtësve është shqetësimi kryesor sepse në krahun e majtë ka të gatshëm alternativ­ën e Donald Rapos, i cili e ka edhe rolin e tij natyral dhe nuk ka nevojë të përshtatet. Në qendër, Lulaj pritet të zëvendësoh­et

gjithashtu kokë më kokë me Bytyçin, ndërsa në vend të Hilës është projektuar një tjetër mesfushor, spanjolli Pablo De Lukas. 35-vjeçari luan para mbrojtjes dhe me sa duket e ka më të lehtë të përshtatet edhe në qendër të saj. Edhe

në Kupë ndaj Maliqit, Longo improvizoi duke aktivizuar këtë treshe në prapavijë së bashku me Kërniçin, që u fut në vend të Peposhit, por që pritet në kampionat të rikthehet sërish kuksiani titullar. Edhe në seancën e djeshme stërvitore janë bërë këto manovra, ndërkohë që janë provuar edhe më parë përgjatë këtyre dy muajve, pasi vetë Longo i është druajtur situatave të tilla. Pavarësish­t zgjidhjeve që mund t’i japë për këtë ndeshje, mungesa e tre lojtarëve në një repart kaq problemati­k nuk zgjidhet lehtë. Sakaq, në fazën ofensive “lirohet” një vend për Milunoviçi­n, i cili pritet të zërë vendin e De Lukasit, ndërsa pjesa tjetër pritet të mos ndryshojë dhe lojtarët të ruajnë pozicionet e tyre, ndonëse dilema ka në majën e sulmit me Dacin dhe Puntusin, që “luftojnë” për një vend titullari.

LONGO – Sakaq, vetë trajneri Diego Longo nuk e ka përtypur mirë barazimin pa gola ndaj Maliqit dhe ka reaguar në rrjetet sociale për këtë rezultat. Ai e konsideron një gabim ku morën një mësim të mirë, nga ku duhet të tregohen të kujdesshëm në vazhdim. Gjithsesi, Longo nuk kërkon alibi dhe tani vëmendja është e përqendrua­r totalisht në kampionat. “Barazim i keq, barazimi në Kupë. Bëmë një gabim dhe sollëm në shtëpi mësime të rëndësishm­e për t’i praktikuar menjëherë. Pa alibi dhe nga nesër në kampionat”, u shpreh tekniku italian, i cili për momentin me Kukësin e tij qëndron në krye me pikë të plota.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania