Panorama Sport (Albania)

Memelli ka vetëm një kërkesë për ekipin: Fitore me Egnatian

SKËNDERBEU/ Trajneri pret rezultat dhe lojë

-

Pas fitores në Kupë përballë Veleçikut, korçarët janë zhvendosur në rezidencën e tyre në Durrës për të nisur punën për ndeshjen e radhës në kampionat. Takim ky që të besuarit e Memellit i vendos përballë Egnatias. Menjëherë pas mbërritjes në Durrës, trajneri Memelli nuk ka dashur të humbë kohë, por ka bërë bilancin e lojtarëve që pritet të ketë në dispozicio­n për ndeshjen e kësaj jave. Me laps dhe letër në dorë, bardhekuqt­ë duket se do të jenë të plotë në këtë takim përballë Egnatias, por edhe në një formë të mirë për sa i përket gjendjes fizike duke i dhënë mundësinë trajnerit bardhekuq që të zgjedhë formacioni­n më të mirë. Në ekip ka rikthimin nga pezullimet dhe dëmtimet. Një tjetër përgjigje pozitive që ka marrë trajneri i Skënderbeu­t ka qenë edhe produktivi­teti i sulmuesit Bismark, i cili në Kupë ka gjetur rrugën e rrjetës dhe është gati për ta tentuar një gjë të tillë edhe në kampionat.

REZULTATI- Ndeshja me Egnatian duhet të përkthehet në domosdoshm­ëri me tri pikë për Skënderbeu­n që kërkon të marrë pikët e plota në këtë sezon. Kjo ka qenë edhe kërkesa e Memellit për të tijtë. Pas një pike të marrë në dy javët e para, trajneri i

Skënderbeu­t nuk kërkon më hapa të vegjël në ndeshjen e radhës, por ka kërkuar nga ekipi i tij që të dalë me pikët e plota nga ky takim. Edhe pse nga njëra anë u ka kujtuar lojtarëve se respekti dhe vlerësimi për Egnatian duhet të jenë maksimal, për vetë faktin se

edhe pse është një ekip që këtë sezon është ngjitur në superior ka arritur të bëjë takime të mira sikundër ishte edhe ndeshja e fundit me Tiranën që tregoi forcën. Por nga ana tjetër, Memelli ka kërkuar nga ekipi që të marrë pikët maksimale dhe të tre

gojnë cilësi dhe vizion loje. Pavarësish­t pikës së marrë me Partizanin, trajneri bardhekuq nuk ka qenë i kënaqur me lojën, pasi nuk është ajo loja e Skënderbeu­t dhe ka kërkuar që lojtarët të reflektojn­ë edhe në këtë drejtim. LLAZI SARO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania