Panorama Sport (Albania)

Kanarsa: Futbolli shqiptar është pas në mentalitet

“Klub i organizuar, presidenti donte staf italian”

- HILMI SALIU

Juri Kanarsa "zbërthe het" në Itali. Erdhi vetëm një muaj më parë tek Apolonia, e megjithatë kontaktet e para i ka më të hershme. Iu desh të priste largimin e mistershëm të Manuele Blazit, që klubi t'i rikthehej pistës së tij. Akordi nuk vonoi dhe këtë e rrëfen vetë 45-vjeçari, në një intervistë që ka dhënë për "Livornotod­ay". Ai rrëfen se diferencat mes futbollit italian e atij shqiptar janë të mëdha dhe sidomos në mentalitet. Megjithatë, në Fier ka gjetur një klub vërtetë të organizuar. Ish-mbrojtësi dhe drejtuesit bashkohen në një pikë: u japin prioritet të rinjve. Kujtojmë që tekniku ka punuar te Livorno për një kohë të gjatë, duke drejtuar fillimisht paratërinj­të e me radhë U-17, U-19 dhe si zv.trajner i ekipit të parë. "Divorci" nuk ishte ndër më të mirët, por Kanarsa e thotë troç: "Dyert e mia janë të hapura për Livornon".

Si përfundoi Kanarsa tek Apolonia?

Më kishin kontaktuar që në verë, në fakt, patëm një negociatë fillestare asokohe. Blazi dhe unë ishim në garë për pozicionin e trajnerit. Klubi vuri "bast" për Manuelen, por ai vendosi që të largohej dhe pankina mbeti bosh. Direkt drejtuesit më kontaktuan dhe ja ku jam sot.

Cilat janë ndryshimet midis futbollit italian dhe atij shqiptar?

Dallimet kryesore qëndrojnë në organizim. Në Itali ka më shumë profesiona­lizëm, madje edhe në kategoritë e ulëta. Megjithatë, nuk vlen për të gjithë. Tek Apolonia ne jemi shumë të organizuar. Një qendër sportive me tri fusha dhe një akademi të vërtetë për rritjen e të rinjve.

Po në nivel teknik?

Niveli teknik është pak më i ulët se ai italian. Seria B jona nuk mund të krahasohet me Kategorinë e Parë shqiptare. Ndoshta janë disi parapa në mentalitet, ndaj edhe presidenti ynë donte me forcë që stafin ta kishte të gjithin italian.

Cili është synimi që i keni vënë vetes për këtë sezon?

Qëllimi është të fitojmë dhe të luftojmë për majat dhe mundësitë i kemi. Çdo gjë do të varet pastaj nga pjekuria e lojtarëve. Ne kemi një ekip të përbërë kryesisht nga të rinj dhe rezultatet tona do të ecin paralelish­t me procesin e rritjes së tyre.

Ju keni punuar te Livorno dhe "divorci" nuk ishte më i miri. Nëse do t'ju vinte një telefonatë, a do të pranonit?

Ata e dinë emrin tim dhe atë që kam bërë. Nëse do të donin, do të më kishin telefonuar. Meqenëse nuk e kanë, mendoj se nuk do ta bëjnë as në të ardhmen. Por dyert e mia do të jenë gjithnjë të hapura për Livornon.

 ?? ?? Juri Kanarsa, trajneri 45-vjeçar i Apolonisë
Juri Kanarsa, trajneri 45-vjeçar i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania