Panorama Sport (Albania)

I dha “leksion” Vllaznisë së Brdariç, Rustemi: Fitorja nuk ishte rastësi

LABËRIA/ Rrëfehet trajneri: E kemi futbollin në ADN

- ERMAL SIKA

Arlind Rustemi krenohet me Labërinë. Mundi Vllaznisë e Tomas Brdariçit dhe kënaqësinë nuk e fsheh. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri zbulon se i kanë ardhur "SMS" pa fund pas fitores në Kupë dhe thekson se nuk futen kurrë në fushë si inferior. Nuk kishte si të mos fliste për objektivat, ndërsa qartazi e thotë që do të luftojnë për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Labëria është një klub trevjeçar, a është ky rezultat historik?

Pavarësish­t entuziazmi­t të treguar dhe opinionit të krijuar për një arritje historike nga një klub që ka lindur 3 vite me parë, dua t'u kujtoj të gjithëve që jemi skuadër e ndërtuar me djem nga Vlora që e kanë në ADN futbollin. Duhet theksuar kjo, pasi ndihemi pak të nënvlerësu­ar në këtë aspekt.

I shkaktuat humbje trajnerit të sezonit të fundit, çfarë ndjesie është të mundësh Tomas Brdariç?

Të them të drejtën, është thjesht fryt i punës që ne bëjmë. Çdo ditë e më shumë jam i lumturuar për arritjen e djemve, sepse ata janë protagonis­tët e vërtetë dhe kjo fitore u takon atyre.

Çfarë ju thanë pas ndeshjes?

Kemi marrë kompliment­e për këtë rezultatet, por ju siguroj që nuk ka qenë rastësi, sepse ishim përgatitur gjithë javën për të zhvilluar një lojë të barabartë, edhe pse me një kundërshta­r superior.

A morët premio pas kësaj fitoreje?

Nuk është e rëndësishm­e kjo pjesë. Synimi kryesor për këta djem është rritja e lojtarëve në aspektin e cilësive psikofizik­e dhe tekniko-taktike.

Keni një synim në Kupën e Shqipërisë?

E thashë: formimi i një grupi cilësor dhe me mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje nuk duhet të futemi kurrë si inferiorë.

Si e shihni garën në Kategorinë e Dytë, besoni te ngjitja?

Kampionati është shumë i gjatë dhe i vështirë. Terrenet nuk na lejojnë të nxjerrim në pah aftësitë tona më të mira. Gjithsesi, çdo javë do luajmë për të fituar. Futbollist­ët e kanë të qartë për çfarë po luajmë këtë sezon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania