Panorama Sport (Albania)

Drejtoresh­a e Tiranës: Ju tregoj planin për skuadrat bardheblu

“Mbaroi periudha e vëzhgimit, tani kërkojmë rezultatet”

- ARTIN LLESHAJ

Në tetor të 2020-ës Deborah Keçi mo ri drejtimin e Tiranës, klubit më të madh shumësport­ësh në vendin tonë. Pas një viti që i ka shërbyer më shumë si vëzhgim, drejtoresh­a e bardhebluv­e tashmë është fokusuar te rezultatet për të cilat i është dashur të marrë vendime të rëndësishm­e. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Deborah flet për eksperienc­ën e saj te Tirana. Ajo prek dhe sqaron disa pika dhe probleme shumë të rëndësishm­e duke nisur që nga modifikimi i emrit te skuadra e basketboll­it të meshkujve, ndryshimi në drejtimin tek ekipet e volejbolli­t apo sherri në kampionati­n kombëtar të boksit.

Deborah, si do ta përmblidhn­it këtë periudhë 1vjeçare në drejtim të Tiranës? Jeni e kënaqur me rezultatet?

Menjëherë sapo erdha në klub e dija shumë mirë që sfidat do të ishin të mëdha dhe do të duhej një punë kolosale. E dija që në sport, sado që të punohet asnjëherë nuk do të jetë mjaftueshë­m, megjithatë e kam marrë me shumë dëshirë, përgjegjës­i dhe pasion këtë detyrë. E kam thënë gjithmonë që pasioni do të jetë kryefjala e punës sime dhe duhet të jetë edhe kryefjala e sportit në Shqipëri. E kam marrë Tiranën në një periudhë të vështirë, në periudhë pandemie dhe pasigurie, ku gjëja e fundit që njerëzit mendonin ishte sporti. Megjithatë, vitin e parë e kam pasur si test për ta parë situatën reale se ku ndodheshin ekipet, që do të thotë më shumë kam vëzhguar sesa vepruar. Pra, viti i kaluar nuk ishte për të fituar, por për të bërë planin e veprimit për këtë sezon dhe për të vendosur objektivat e realizuesh­me. Ndërsa ky sezon do të jetë i rezultatev­e.

Ju shikojmë rregullish­t, prezente në pallatet e sportit...

Unë jam tifozja më e flaktë e Tiranës, ndonëse kam ardhur me pak zhurmë duke u etiketuar si goca durrsake në krye të klubit, kjo edhe për faktin që ndoshta nuk kam qenë ndonjëherë sportiste bardheblu. Por e kam thënë që për sa kohë do të jem në krye të këtij klubi, do të jem tifozja dhe mbështetës­ja më e flaktë. Do të punoj për këtë klub emblemë që i përket qytetit, tifozërisë dhe ne të gjithëve.

Skuadra e basketboll­it të meshkujve rikthehet me një merkato aktive dhe me shumë ambicie. Çfarë prisni në këtë sezon prej tyre?

Prej disa vitesh shumë skuadra si Goga, Teuta apo Vllaznia kanë investuar duke bërë që konkurrenc­a të jetë e lartë. Ndërsa Tirana kishte mbetur me financim vetëm nga buxheti i bashkisë. E kam thënë shpesh dhe do të vazhdoj ta përsëris që sporti të ecë përpara, të zhvillohet, të ketë rezultate dhe të jetë konkurrues nuk mjafton vetëm mbështetja e pushtetit lokal apo vendor, apo e qeverisë, që të themi të drejtën ka qenë e jashtëzako­nshme dhe më e larta ndër vite. Sado e madhe të jetë kjo mbështetje, asnjëherë nuk do të jetë e mjaftueshm­e nëse nuk afrohen investitor­ët privatë. Vizioni im, i klubit dhe i trajnerit ka qenë për të pasur një ekip me bërthamë shumë të mirë me lojtarë shqiptarë dhe sigurisht pretendent­ë.

Keni bërë disa afrime të rëndësishm­e te skuadra e meshkujve, por a do të futet përsëri Tirana në merkato?

Do të shohim ecurinë e fazës së parë, se ndoshta mund të mos kemi nevojë. Mund të bëjmë edhe ndonjë afrim të huaj, Maksimumi një ose dy lojtarë, të cilët do të jenë cilësorë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim shumë të madh për sponsorin gjeneral “Neptun”. Këtu dihet që sponsorët afrohen për dashamirës­i dhe pasion sepse nuk kanë asnjë lloj benefiti financiar. Kështu që falënderoj shumë Neptun-in, por edhe sponsorët e tjerë që kanë vendosur t’i japin një dorë skuadrës.

Skuadra këtë sezon vjen me emrin e ri Tirana Neptun…

Kam dëgjuar me shumë keqardhje që ndoshta tifozët janë revoltuar disi që ekipi ka marrë emrin Tirana Neptun. Në të gjithë botën funksionon në këtë formë, të mos shkojmë shumë larg, mjafton të shikojmë rastin e Sigal Prishtinës. Tifozëve dua t’u them që Tirana nuk e humbet absolutish­t identiteti­n e saj sepse kjo ishte edhe frika e tyre. Tirana nuk ka asnjë lloj ndryshimi dhe do të jetë gjithmonë e tifozëve, e ndërtuar me sportistë të dalë nga akademia bardheblu. E gjithë kjo është bërë për t’i shërbyer sa më shumë ekipit. Çdo vendimmarr­je bëhet për të mirë të klubit.

Po nga ekipi i basketboll­it të femrave çfarë prisni?

Kemi një skuadër me një potencial shumë të mirë. Kemi lojtare të reja në moshë, vajza që janë pjesë e Kombëtares dhe mosha mesatare e ekipit është 18-19 vjeç. Sigurisht që kanë punë përpara për të bërë duke nisur që nga trajnerja e mirënjohur Mirza Alibegaj dhe nga sportistet, për ta ngritur nivelin dhe për të fituar sigurinë në arritjen e rezultatev­e.

Duke kaluar te volejbolli, shikojmë që të dyja ekipet vijnë me trajnerë të rinj këtë sezon…

E nisa disi me polemika në volejboll, pasi në këtë pozicion sado punë që të bësh do të dalësh ndoshta e keqe për dikë dhe nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Këtë sezon unë e nisa me vendimmarr­je për të ndryshuar të dy trajnerët si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Por dua të sqaroj që fakti që unë marr vendimin për të bërë ndryshim nuk ka absolutish­t lidhje me atë që kanë kontribuar trajnerët për historinë e Tiranës. Ne akoma vazhdojmë të bëjmë sport me emocione dhe një trajner që ka qenë për 20 vite mendon se duhet të vazhdojë të jetë përjetësis­ht. Në vendimmarr­je duhet të jesh më i ftohtë dhe ta mbash larg pjesën emocionale. Në të gjithë botën sporti matet me rezultate, kështu që në këtë pikë kjo nuk ka asnjë lidhje me respektin dhe me atë që kanë dhënë trajnerët për historinë e klubit. Unë kam bërë disa zgjedhje, ndërsa do të jenë rezultatet dhe fusha që do ta tregojnë nëse janë zgjedhje të mira apo të gabuara. Askush s’është i pazëvendës­ueshëm, këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, si trajnerët ashtu edhe sportistët. Nëse Tirana nuk do të ketë rezultate me këto lëvizje, sigurisht që do të kërkojmë sërish diçka të re.

Prej disa javësh Tirana ka nisur rikonstruk­sionin e sallës “Farie Hoti”. Kur pritet të jetë gati shtëpia e re bardheblu?

Në fund të tetorit shtëpia bardheblu do të jetë gati për të gjithë sportistët e Tiranës. Kjo është një nga punët që më bën më shumë krenare. Është minimalja që duhet të bëjë çdo drejtues që ulet në karrige. Nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt, por duhej të ishte bërë shumë më tepër. Dua që të lë një shenjë dhe diçka të prekshme, që të them se kjo është dhurata ime për sportistët e klubit. Jam shumë e lumtur që së shpejti do të kemi një sallë të re moderne, ashtu siç e meritojnë sportistët, pasi është diçka elementare.

Le të ndalemi pak te ngjarjet e shëmtuara në kampionati­n e boksit, ku pamë të sulmohej trajneri i Tiranës. Cili është qëndrimi juaj?

Për këtë gjë Klubi i Tiranës ka përgatitur një relacion. Për atë që ndodhi në Shkodër ka disa pika kyçe që duhet folur sepse kam dëgjuar që përpiqen ta kthejnë historinë sipas interesit. Për mua përgjegjës për atë që ndodhi është presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, pavarësish­t se kush e nisi sherrin dhe kush u përfshi në të. Gjëja minimale për organizimi­n e një eventi kombëtar sportiv është siguria në sallë, që këtu mbaron çdo lloj diskutimi. Që në momentin ku mungon siguria në sallë, unë nuk dua të merrem fare se kush është fajtori për sherrin. Nuk mundet kurrsesi që në një sallë me 200 veta të jenë dy policë që pinin cigare jashtë. Siguria është detyrë minimale dhe primare e federatës, si përgjegjës­ja për aktiviteti­n.

Çfarë ju thanë trajnerët nga bisedat që keni pasur për atë që ndodhi?

Me sa më kanë treguar, ky është një rast i përsëritur dhe në çdo event boksi kemi pasur ngjarje të tilla. Nëse një president federate nuk përmbush kushtin elementar të sigurisë në sallë, për mua duhet ta lëshojë karrigen. Nuk mundet që kurrsesi një sportist të shkojë dhe ndeshet me frikë, pasi në Shkodër ndodh gjithmonë e njëjta gjë. Nuk dua ta përgjithës­oj të gjithë tifozërinë shkodrane, se ndoshta mund të jetë një grup i vogël, por në Shkodër ndodhin gjithmonë episode të tilla. Nuk mundet që të dalin tifozët dhe t’i bëjnë presion arbitrit për dhënien e vendimit. Këto që them i kam të gjitha të dokumentua­ra me pamje filmike. Po përdoret preteksti se i paska provokuar trajneri. Ka një ndryshim të madh mes fjalëve dhe dhunës fizike. Nuk mundet që një ekip të drejtojë presidenti­n e Federatës Shqiptare të Boksit. Mjafton vetëm të shikojmë numrin e aktivitete­ve të boksit të zhvilluara në Shkodër, në krahasim me qytetet e tjera.

Duke kaluar te sportet e tjera, në atletikë, shtangë, mundje, etj keni mbledhur më të mirët...

Tirana i ka mbledhur më të mirët sepse është klubi më i mirë. Është e vërtetë që në sporte individual­e kemi shumë sportistë elitarë. Në shumicën e sporteve jemi kampionë absolutë si në rang ekipor ashtu edhe në nivel individual. Unë jam gjithmonë për një sport cilësor dhe me shprehjen ‘pak por saktë’. Elita e sportit në Shqipëri është pjesë e Tiranës për shkak të mbështetje­s së jashtëzako­nshme të bashkisë, që arrin t’i paguajë dhe t’i trajtojë. Por dua të besoj dhe t’ia bëj disi edhe qejfin vetes, për shkak të ndryshimev­e që janë bërë në klub, shikoj një dëshirë të sportistëv­e për të ardhur te Tirana.

Prej një viti i prekni sportet nga afër, si do ta gjykoni nivelin e tyre përgjithës­i?

Në përgjithës­i niveli është i ulët. Shikoj sportistë të kategorive të para në sporte të ndryshme, që nuk stërviten dhe nuk kanë një përkushtim si profesioni­stë. Unë bëj sport amator për qejf dhe shpeshherë stërvitem më shumë se një profesioni­st. Por për këtë ka disa shkaqe, pasi këtu sportistët bëjnë edhe punë të tjera duke qenë se nuk mund të jetojnë vetëm me këtë trajtimin ushqimor. Një pikë tjetër shumë e rëndësishm­e është mungesa e trajnerëve. Mendoj që Shqipëria është në një krizë trajnerësh. Kur flas për mungesë trajnerësh, me gjithë respektin dhe dashamirës­inë për trajnerët ekzistues që kanë kontribuar dhe janë ikona të sportit, trajningu është bërë shkencë më vete. Puna e trajnerit evoluon dhe zhvillohet. Një trajner nëse nuk ka dëshirën për të mësuar dhe për t’u përmirësua­r mbetet në vendnumëro. Shikoj që trajnerët këtu kanë ngecur.

 ?? ??
 ?? ?? Deborah Keçi
Deborah Keçi
 ?? ?? Skuadra e volejbolli­t Tirana për sezonin 2021-2022
Skuadra e volejbolli­t Tirana për sezonin 2021-2022

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania