Panorama Sport (Albania)

Kamza leksion Vllaznisë, Dinamo thyen Besëlidhje­n

Kamzalinjt­ë dhe blutë zgjohen pas disfatave në debutim

- ROLAND GJINI

Në pallatin e sportit “Dhimitraq Go ga” janë zhvilluar dje ndeshjet e ditës së dytë të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj. Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo e Grupit A, mes Vllaznisë dhe Kamzës, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 91-80. Ndërsa takimi i Grupit B, mes Dinamos dhe Besëlidhje­s, u mbyll me suksesin e bluve në shifrat 9166. E gjithë vëmendja ishte te takimi mes Kamzës dhe Vllaznisë, pasi përballë njëratjetr­ës ishin dy ekipe me shumë investime dhe pretendime njëkohësis­ht. Kamza arriti të reagonte pas disfatës në debutim kundër Tiranës, duke marrë një sukses me meritë ndaj shkodranëv­e, teksa këta të fundit përveç pankinës kanë bërë shumë ndryshime edhe në përbërje. Fraksioni i parë i lojës është më i mirë për Vllazninë, e cila menjëherë shfaqet imponuese dhe fiton me 9 pikë diferencë 16-25. Kamza përgjigjet në periodën e dytë, duke u treguar shumë e organizuar dhe i kthen reston, teksa e fiton këtë fraksion loje 25-19. Edhe pse me një disavantaz­h të lehtë në pikë, Kamza edhe pas pushimit shfaq të njëjtën mënyrë loje. Ish-kapiteni i Goga Basket, Niko Thano, duket shumë shpejt i integruar me ekipin e ri dhe është pikërisht ai që prin me sukses sulmet e kamzalinjv­e. Nga ana tjetër, Shestani merr rolin e pikëshënue­sit kryesor te Vllaznia. Sidoqoftë, shkodranët e trajnerit Nikola Milatoviç, edhe pse me shumë kualitete dhe eksperienc­ë në përbërje, nuk mundin t’ia dalin përballë një kundërshta­ri që luan i organizuar dhe me shumë dëshirë. Thano ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë, duke qenë vendimtar për skuadrën e Eni Llazanit. Ndërsa te Vllaznia më i miri ishte Shestani, autor i 23 pikëve. Në takimin tjetër kishim derbin e vogël të kryeqyteti­t ndërmjet Dinamos dhe Eagles, që në këtë sezon vijnë me emrin e ri, Besëlidhja. Blutë e drejtuar nga trajneri malazez Aleksandar Curoviç triumfuan bindshëm, në një takim ku e hipotekuan suksesin që në pjesën e parë, teksa shkuan në pushimin e madh me 23 pikë avantazh. Bega me 29 pikë ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke udhëhequr Dinamon te suksesi. Ndërkohë, për të besuarit e trajnerit Klarent Dedaj, shkëlqeu Pylla me 21 pikë, por që mbetën vetëm për statistikë. Kupa e FSHB-SË do të zhvillojë sot takimet e ditës së tretë, të cilat janë edhe të fundit për fazën e grupeve ku dhe do të përcaktohe­n skuadrat finaliste. Në orën 17:00 do të luhet kryendeshj­a mes Vllaznisë dhe Tiranës, ndërsa në mbrëmje në orën 19:00 Partizani sfidon Besëlidhje­n.

 ?? FOTO: HAZISLLARI ?? Moment nga ndeshja Kamza-vllaznia
FOTO: HAZISLLARI Moment nga ndeshja Kamza-vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania