Panorama Sport (Albania)

Pekoreli: Prifti shqiptar më shpëtoi jetën, ndava thesarin me atë

45-vjeçari, detaje të reja për historinë e tij në “RAI 1”

-

Davide Pekoreli është isharbitri i futbollit italian, njëkohësis­ht biznesmen, emri i të cilit ka qenë tepër i lakuar në mediat shqiptare dhe ato italiane në ditët e fundit. Ai pretendohe­j se kishte vdekur në janar të këtij viti në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e djegur në Pukë. Por, disa ditë më parë, ish-gjyqtari i futbollit u “ringjall”, pasi u shfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montekrist­o. Ai pretendon se ndodhej atje në kërkim të thesarit, plot tri arka me nga 250 kg monedha ari secila. Ai thotë se thesarin e gjetur do e ndante me personin që e kishte ndihmuar, një prift shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kështu të paktën ka deklaruar biznesmeni në një intervistë të dhënë në “La Vita Live”, në “RAI 1”. Mediat italiane kanë shkruar për të gjithë rrjedhën e ngjarjes së bërë nga ish-arbitri biznesmen në 8 muaj, nga fluturimi në Shqipëri, vendimi për t’i dhënë fund jetës deri te thesari i gjetur në Montekrist­o. Pekoreli, i cili është prezantuar gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri si shkrimtar pretendon se ka gjetur 2 nga 3 arkat e pretenduar­a në një zonë pyllëzuar, në vendin e quajtur “Cala Corfù” dhe “Cala”. “Situata ime ekonomike ishte dramatike, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje. Por para se të ndërmerrja këtë hap shkova dhe u rrëfeva te një prift, që më bindi të mos e bëja, por në vend të kësaj të simuloja vdekjen time. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha: ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’. Unë kurrë nuk do e zbuloj emrin e priftit shqiptar, pasi ai është personi që më ka shpëtuar jetën. Gjeta thesarin e San Mamilianos, ato janë tri arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila, ku gjysmën e tyre e kam ndarë me priftin. I kam të gjitha të dokumentua­ra, fotografit­ë i kam dërguar në Prokurorin­ë në Peruxhia”, ka thënë 45vjeçari për “RAI 1”. Makina që Davide Pekoreli mori me qira në aeroportin e Rinasit, Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit të këtij viti rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishm­e.

 ?? ?? Davide Pekoreli, pas “ringjallje­s”
Davide Pekoreli, pas “ringjallje­s”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania