Panorama Sport (Albania)

Mesfusha vuan, Kieza-de Ligt të pazëvendës­ueshëm

-

Pranvera nuk vjen me një lule, ashtu si një fitore nuk do të thotë asgjë dhe këtë e di më së miri edhe Masimilian­o Alegri. Nuk është rastësi që pas fitores 3-2 ndaj Specias me përmbysje, tekniku u përpoq të ruante ekuilibrat dhe të bënte të qartë se fitorja ishte mirë për momentin, por nuk duhet të harronin përmirësim­in, për të cilin kanë shumë nevojë. Mbrojtja vazhdon të pësojë gola, mesfusha vuan nga gabime të rënda, por përgjigjet e marra nga De Ligt dhe Kieza, përveç golave, mund të jenë të mjaftueshm­e për momentin.

DE LIGT E KIEZA - Pikërisht mbrojtësi holandez dhe mesfushori "axurr" ishin dy më të përfolurit e momentit që përfunduan edhe në bankën e të akuzuarve, për shkak të paraqitjev­e jo të mira të bardhezinj­ve. Gjithsesi, Alegri i ka përdorur të dy futbollist­ët për ta ndihmuar në rritjen e gjithë ekipit dhe të dy u përgjigjën me golat në transfertë­n e fundit. Paradoksal­isht, De Ligt ashtu si Bonuçi është më mirë në fazën ofensive dhe nuk po bën si duhet në prapavijë, aty ku për 5 javë kanë pësuar 8 gola, gjë që brenda 60 viteve është hera e dytë që përsëritet pas sezonit 2010-2011. Sinjale të vogla domethënës­e edhe nga Shezni, jo perfekt në mbyllje, por vendimtar në rastin e Maxhiores. Mirë edhe disa lojtarë të veçantë. MESFUSHA - Janë mirë edhe disa emra të tjerë të përveçëm, si Ken, por ajo që e shqetëson më së shumti "Kontin Maks", është mesfusha e cila nuk është sistemuar ende. Mbi të gjithë shqetëson situata e Bentankuri­t, që po tregon mangësi në fazën ndërtuese dhe në mbajtjen e topit. Pak të mjaftueshë­m edhe Lokateli e Rabio, që nuk po japin akoma më të mirën e tyre. Në 44-2 e Alegrit në këtë moment qendra ka vështirësi sepse tekniku nuk mund të mbështetet as te Ramsej e as tek Artur dhe do të jetë detyra e Dibalës që të kthehet disa metra pas për të bërë lidhjen mes reparteve, me ndihmën e Kiezës dhe Kuadrados nga krahët. Me Sampdorian në prag dhe derbin kundër Torinos e më pas ndeshjen me Romën e Interin, duke llogaritur në mes edhe ndeshjet e Champions League, Alegri do të duhet të bëjë një punë kolosale për ta rikthyer Juven në vendet e para të klasifikim­it, themelin e së cilës e hodhi me Specian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania