Panorama Sport (Albania)

Çelsi, gati të paguajë 130 milionët e klauzolës së De Ligt

Blutë e Londrës, sulm total për juventinin

-

Çelsi dhe Entoni Rydiger pritet që të shpallin divorcin mes tyre në fund të sezonit, duke qenë se qendërmbro­jtësi gjerman kërkon që të ngjitet në rangun e më të paguarve në klub, duke kërkuar 10 milionë euro neto në sezon, përndryshe do të largohet në verë me parametër zero. Dhe duke parë se prej kohësh të dyja palët nuk po gjejnë një akord dhe me londinezët që nuk kanë kurrsesi ndërmend që të ngjiten në të tilla shifra, ideja e klubit është që më mirë të humbin Rydigerin me parametër zero dhe verën e ardhshme të bëjnë një investim afatgjatë dhe të sigurt, pavarësish­t se shifrat në "pjatë" janë vërtet tepër të larta. Por, duke parë se objektivi është Mataj de Ligt, një ndër talentet me të mëdhenj të qendrës së mbrojtjes në qarkullim, presidenti Roman Abramoviç ka dhënë Ok-in e tij për këtë operacion dhe te Juventusi kanë nisur të dridhen. Siç raportohet nga Anglia, zbulohet se De Ligt dhe "Zonja e Vjetër" kanë një klauzolë për prishje kontrate në marrëveshj­en mes tyre, e cila çdo vit që kalon sheh shumën që të ulet me 20 milionë euro. Dhe për verën e ardhshme, shifra e De Ligtit do të bjerë nga 150 në 130 milionë euro, numër ky që të paktën Çelsin nuk e tremb aspak, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar 22vjeçar, i cili e ka të gjithë karrierën e tij përpara. Ky lajm tremb jo pak "Zonjën e Vjetër", e cila sheh te holandezi të ardhmen e repartit të prapavijës dhe nëse e humb atë do të jetë një problem shumë i madh për ta zëvendësua­r, duke parë se Kielini do të jetë 38 vjeç, ndërsa Bonuçi do të prekë verën e ardhshme 35 vitet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania