Panorama Sport (Albania)

Interi sërish në shitje, pronarë arabë në “pole”

Për zikaltrit, interes nga Gjiri Persik dhe Shtetet e Bashkuara

- Përgatiti: NISLI GJINI

Nga situata e vësh tirë ekonomike që ka kapluar të gjitha klubet e futbollit, sidomos pas pandemisë, Interi ka qenë ndër më të prekurit. Projektorë­t u drejtuan mbi gjendjen financiare të klubit veçanërish­t pas largimit të Kontes, Lukakut e Hakimit dhe çështjes së rrogave të papaguara. Nën pronësinë e "Suning", zikaltrit po kalojnë krizë dhe kinezët po detyrohen të përfundojn­ë një nga një investimet e tyre, siç ndodhi me të fundit "Suning Sports Group Internatio­nal UK Limited" në Londër, për t'u përqendrua­r në Kinë dhe tek Interi. Për këtë të fundit presidenti Zhang duhet akoma të likuidojë borxhin e marrë nga "Oaktree" dhe ndërsa gjendet në vështirësi, situata e klubit ka filluar të monitorohe­t.

INVESTITOR­ËT - Siç raporton e përditshmj­a financiare italiane "Il Sole 24 Ore", ka nisur tani konkurrenc­a mes investitor­ëve amerikanë dhe atyre arabë për të marrë nën kontroll zikaltrit. Fondi sovran saudit, (PIF) që qarkullon më shumë se 400 miliardë dollarë, është në gjurmët e Interit dhe në verë mund të nisin negociatat. Arabët kërkojnë të investojnë patjetër në një klub futbolli. Por asgjë nuk është kaq e thjeshtë, sepse nga Shtetet e Bashkuara po i kushtohet gjithmonë e më shumë vëmendje futbollit në Europë dhe investitor­ët, si në rastin e Xhenoas, janë gjithmonë e më të hapur për mundësitë dhe Interi është një opsion i shkëlqyer. Gjithsesi, nuk është mister fakti që organi më i lartë i futbollit europian, UEFA, dhe presidenti i saj, Aleksandër Ceferin, i shikojnë me sy të mirë pronarët arabë në futboll, nisur nga fakti që presidenti i PSG-SË, Al Khelaifi, i doli kundër projektit të Super Ligës Europiane duke u rreshtuar krah UEFA-S, ndaj në rast të zhvendosje­s së pronësisë në Gjirin Persik, Interi do të ndërronte edhe politikat e klubit në lidhje me projektet europiane dhe shoqëritë ku merr pjesë. Edhe pse ende nuk ka bisedime, tratativat duken më afër se asnjëherë pasi "Suning Group" ndodhet tashmë nën një presion të shumëfisht­ë, mes falimentim­it të disa prej aktivitete­ve të tyre e likuidimit të borxhit ndaj amerikanëv­e të "Oaktree", që 275 milionë eurot e tyre i kërkojnë në fund të dy viteve të ardhshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania