Panorama Sport (Albania)

Kampionët fluturojnë nga krahët, sa efektivite­t nga mbrojtësit

Nga Darmian te Perisiç, shumë opsione për korsitë

-

Tek Interi gjithmonë një rol thelbësor në ekip kanë zënë lojtarët e krahut. Pas Fiorentinë­s, kampionët do të kenë një tjetër përballje të rëndësishm­e, atë ndaj Atalantës, një tjetër skuadër që i shfrytëzon shumë mirë krahët dhe që do të testojë anësorët e Interit, të cilët deri më tani kanë pasur punë më të lehtë. Inzagi ka katër lojtarë në dispozicio­n dhe gjithë kohën po përpiqet t'i alternojë në bazë të kundërshta­rit, por që të katërt i përgjigjen shumë mirë.

DARMIAN - Më deciziv nga gjithë të tjerët. Ka shënuar një gol të rëndësishë­m kundër Fiorentinë­s, ka dhuruar një asist për Korrean në Veronë me një inkursion shumë të bukur. Mbrojtësi i djathtë, i ardhur pa shumë bujë verën e kaluar, vazhdon të jetë një garanci. E ndërsa të gjithë presin shpërthimi­n e Dumfrisit, italiani po tregon se korsia është në duar të sigurta. Një punëtor i palodhur dhe shumë i disiplinua­r taktikisht. Nëse vazhdon të shënojë, Darmian do të jetë një armë më shumë për Inzagin.

DIMARKO - Ose luan Darmian, ose luan Dimarko, asnjëherë nuk kanë qenë në fushë të dy italianët, me përjashtim të rastit me Xhenoan, atëherë kur Federiko luante me treshen e qendërmbro­jtësve. Të dy janë zgjidhje që duhet të alternohen, sepse të dy ofrojnë shumë punë dhe disiplinë, por më pak shpejtësi në fushë të hapur. Dimarko është rritur tek Interi dhe ka treguar se e meriton një shans, aq më tepër që po shfaq një tjetër pikë të fortë të tij, goditjet standarde.

Duke parë sa mirë luajnë zikaltrit në lojën në ajër, të kenë një si Dimarko është gjithmonë avantazh.

DUMFRIS - Nga ai pritet më shumë nga të gjithë. Është pasardhësi i Hakimit dhe si i tillë, nuk kanë të ndalur krahasimet me marokenin. Edhe Dumfris po kalon një fazë ambientimi, por ajo që është parë deri më tani është premtuese. Në të vetmen lojë si titullar kundër Bolonjës, ka dhënë shkëndija të jashtëzako­nshme, madje edhe kur është futur nga stoli ka bërë mirë dhe ka treguar menjëherë cilësitë. Me të Inzagi ka një raketë në krahun e djathtë, por i duhet të punojë akoma në fazën mbrojtëse sepse aty vuan prej kundërshta­rëve, sidomos kur luajnë me topa të shkurtër dhe shpejtësia e holandezit nuk hyn në punë.

PERISIÇ - Jo më pak i rëndësishë­m është "Ivani i Tmerrshëm", kroati luftarak që po konfirmon se ashtu si në vitin e kaluar kur Konte e imponoi në 3-5-2, mund të jetë çelës në korsinë e majtë dhe të ndihmojë ekipin në të dyja fazat. Kundër Fiorentinë­s ka qenë nga më të mirët në fushë dhe krahasuar me mbrojtësit e tjerë anësorë, 32-vjeçari ka në favor edhe centimetra­t që te ky Inter janë tipar dallues. Goli i barazimit në Firence ka nisur nga këmbët e tij dhe, me sa duket, Inzagi nuk mund të bëjë pa të në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania