Panorama Sport (Albania)

Babai i kapitenit të U-19-ës: Tek ekipi A ka lojtarë pa lidhje

-

Edmond Dosti bëri një postim në profilin e tij sa i takon skuadrës së Partizanit, ku mori komente të shumta. Mes tyre, komentoi edhe Adriatik Çarçani, që është babai i kapitenit të Partizani U-19, Klei Çarçani. Adriatiku ka shprehur mendimin e tij për mundësitë që u jepen lojtarëve të Akademisë së Kuqe duke sulmuar stafin teknik dhe drejtuesit e të kuqve.

KOMENTI I ADRIATIK ÇARÇANIT -

"Mondi, çdo gjë që ke shkruar është shumë e vërtetë, por këtë vit, Partizani ka një problem shumë të madh. Janë marrë në ekip shumë 18-vjeçarë dhe dy 20-vjeçarë që jo vetëm nuk kanë lidhje me ekipin e parë te Partizani, por as me Akademinë e Partizanit nuk janë në lartësinë e duhur, por çudia është se u kanë bërë kontrata dhe kot pa lidhje i fusin edhe në ndeshje. Për shembull, në ndeshjen e Kupës kishe tre lojtarë të tillë, por në total janë afruar nja 6 të tillë. Si ka mundësi që afrohen lojtarë të tillë, kur ka Akademinë e vet... Kush i afroi dhe pse e lejuan t'i afrojë këta lojtarë kot pa lidhje dhe pse e lejojnë t'i aktivizojë në lojë. Partizani nuk e përballon dot ndeshjen me këta lojtarë dhe nuk bëhet fjalë ta përballojë kampionati­n. Pra, lind pyetja vetvetiu: Ku ndriçuan këta lojtarë? Tek Akademia Shkëndija e Futbollit, 3 copë... Në kampionati­n e kaluar u përballën 3 herë Shkëndija e Futbollit me Partizanin U-19 dhe 3 herë fitoi Partizani me rezultat të thellë... Atëherë, ku ishin këto 3 yje që me urdhër jo të drejtuesve, por të "X" personi u blenë këta lojtarë? Po futbollist­i tjetër nga "Futboll Republic", 18-vjeç, që luajti në Kupë ku shkëlqeu që e bleu direkt? Kush ishte trajneri i tij? Pyet Moke (Dosti) dhe e gjen kollaj. Te Partizani nuk ka nevojë të blihen me lekë 18-vjeçarë apo 19 e 20-vjeçarë sepse çdo vit afrohen nga 50, 60 vetë tek U-19 dhe U-21 në provë. Aty i kanë. Pra, e kupton kush i afron këta lojtarë pa i parë fare? Pastër fare, keqmenaxhi­m i Akademisë dhe keqmenaxhi­m i ekipit të parë dhe si pasojë vjen kjo situatë. Pse nuk ngrihet një staf të verifikojë dhe të kontrolloj­ë blerjet që bën trajneri? Pse nuk afrojnë në ekip të parë lojtarë të Akademisë? Pse e lejojnë trajnerin të marrë kot pa lidhje lojtarë leshi nga Akademitë e tjera, kur ka lojtarët e Akademisë, por gjoja i afrojnë në Akademi sot dhe nesër hop në ekip të parë, direkt stërvitje dhe hop në lojë, gjoja lojtar i Akademisë? Kjo është lojë e poshtër në kurriz të Partizanit. Ky është problemi Mondi, respekte kampion!", shkroi Çarçani.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania