Panorama Sport (Albania)

Debati për Partizanin, Dosti replikë Berberit

Ish-mbrojtësi: Nuk I kanë kushtet e duhura për të shtuar seancat

- VERONIK ISTREFAJ

Partizani ka marrë një fi tore çliruese në Kupë, por diskutimi për lojën e zhvilluar dhe për mënyrën si e ka nisur këtë sezon të ri vazhdon mes ish-futbollist­ëve të shquar, edhe të Partizanit, si Dosti e Berberi, si dhe nga ishfutboll­istë të ekipeve të tjera, si Andrea Marko që ka luajtur për Dinamon. Edmond Dosti, sulmuesi që lëshoi edhe batutën e famshme me pulën ka bërë një replikë shumë të rafinuar me shokun dhe mikun e tij, Shahin Berberi duke shkruar mes të tjerash: "Miku im Berberi, desha të të pyes sa orë stërvitje kemi bërë ne në kohën tonë? Duke mos harruar që ne rrinim edhe pas stërvitjes, si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë apo jo? Ndërsa "pula" ishte simbolike, unë desha të thosha që me regjim, ushqim dhe stërvitje vijnë rezultatet".

STATUSI I PLOTË DOSTIT

- "Nuk rrit cilësinë stërvitja dy herë në ditë?! Nëse nuk do e rriste nuk do bënin stërvitje 4 orë ekipet e futbollit, në vendet e tjera. Rritja e kohës së stërvitjes ndihmon lojtarin në shumë elementë, jo vetëm fizik. E ndihmon në aspektin teknik. Duke u rritur orët e stërvitjes, rritet numri i kontakteve me topin. Kjo bën që të rritet instinkti i ndalimit, xhonglimit, gjuajtjes së topit. Kalimi në dy seanca stërvitore në ditë është domosdoshm­ëri. Ekziston një parim në futbollin bashkëkoho­r: Parimi i 10 mijë orëve, quhet... Sipas këtij parimi, prej moshës 8-20 vjeç, lojtari duhet të ketë bërë 10 mijë orë stërvitje në total, gjatë 10-12 viteve. Ndryshe nuk bëhesh profesioni­st. Miku im Berberi, desha të të pyes sa orë stërvitje kemi bërë ne në kohën tonë? Duke mos harruar që ne rrinim edhe pas stërvitjes, si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë apo jo? Ndërsa "pula" ishte simbolike, unë desha të thosha që me regjim, ushqim dhe stërvitje vijnë rezultatet. Ky është mendimi im personal, të përshëndes kampion!", shkroi Dosti.

PËRGJIGJJA E BERBERIT

- Pasi Dosti e bëri këtë postim në profilin e tij, ka komentuar edhe Shahin Berberi. Ish-mbrojtësi i Partizanit vazhdon e insiston se futbollist­ët duhet t'i kenë kushtet e duhura për të kryer stërvitje të plotë. "Më vjen mirë miku im që kujton kohën se sa herë ke bërë ti stërvitje në ditë, por po të pyes ty edhe shumë të tjerë: sa ekipe profesioni­ste bëjnë dy seanca stërvitore në fusha me bar sintetik, sa është efikas dhe sa i dëmshëm për muskujt e tendinët? Është shumë e thjeshtë për të dhënë mendim nga këndi gazetaresk ose "Facebook"-u, por mendoj se duhet edhe ta provosh vetë disa vite të drejtosh ekipe profesioni­ste ose gjysmë-profesioni­ste. Pa kushte miku im, as kuadrat nuk mund të bësh. Dëshiroj me shpirt pas disa vitesh stërvitje e në drejtim të japësh mendimin tënd. Megjithatë, ti nuk e di se sa jam unë kundër dy seancave stërvitore e për këtë duhet mirë të pyesësh, por jam për atë që duhet për çdokënd. Pasi të kenë kushte për stërvitje, shiko pjesën e dytë të historisë (dy seanca stërvitore). Uroj të jesh mirë dhe me dëshirë të përhershme për t'i dhënë sportit gjithmonë opinione reale".

 ?? ?? Çast nga ndeshja e sezonit të kaluar, Partizani-vllaznia 0-1
Çast nga ndeshja e sezonit të kaluar, Partizani-vllaznia 0-1
 ?? ?? Faksimile e postimit të Edmond Dostit
Faksimile e postimit të Edmond Dostit
 ?? ?? Edmond Dosti, ish-sulmues i Partizanit
Edmond Dosti, ish-sulmues i Partizanit
 ?? ?? Shahin Berberi, ish-mbrojtës i Partizanit
Shahin Berberi, ish-mbrojtës i Partizanit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania