Panorama Sport (Albania)

Napoli i pafalshëm rimerr kreun, Lacio harron të fitojë

-

Pavarësish­t frikës për qendërmbro­jtësin kosovar dhe ish-futbollist­in e Partizanit, Amir Rrahmanin, i cili pasi mori një goditje me top në kokë kërkoi zëvendësim­in në pjesën e dytë, si rrjedhojë e një marrjeje mendsh, Napoli vazhdon që të udhëtojë në perfeksion, në këtë fillim sezoni të Serisë A. Skuadra e Luçiano Spaletit vazhdon edhe me goleada, teksa dje ka shkatërrua­r në transfertë Sampdorian me rezultatin 4-0, falë një dopiete të Osimhen (zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të dhe më pas e mbylli në fillimin e pjesës së dytë), por edhe rrjetave të Ruiz e Zielinskit. Me suksesin e djeshëm, Napoli ngjitet në kuotën e 15 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe rimerr kreun solitar. Ndërkohë, sërish në orën 18:30 u luajt edhe dueli mes Torinos e Lacios. Pas avantazhit të "Demave" (Pjaca në minutën e 76-të), derbi mes Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt e Tomas Strakoshës përfundoi në barazim 1-1. Ai që vendosi baraspeshë­n ishte Imobile me një penallti në minutën e 91-të. Në fushë mes kuqezinjve ishte vetëm Hysaj, i cili luajti të gjithë takimin. Ndërkohë, në mbrëmje, Roma e Zhoze Murinjos vazhdon galopimin e saj, duke mundur në "Olimpiko" 10 Udinezen. Një gol i Tami Abraham në të 36-ën i ka mjaftuar verdhekuqv­e, ndonëse kryeqyteta­sit e meritonin avantazhin duke qenë se në minutën 4 dhe 8 goditën dy herë shtyllën me Mikhitarja­n e Zaniolo. Në pjesën e dytë, skuadra e "Special One" ka ditur të administro­jë avantazhin dhe ta ruajë atë deri në fund, pavarësish­t kartonit të kuq të Lorenco Pelegrinit në të 90-ën. Dhe kaq mjafton që Roma të ngjitet e katërta në kuotën e 12 pikëve, pas Milanit e Interit, me një pikë më shumë. Fatkeqësis­ht, edhe mbrëmjen e djeshme, shqiptari Marash Kumbulla ishte spektator nga pankina i shokëve të tij verdhekuq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania