Basket, Tirana dhe Partizani në finalen e parë të sezonit
“Demat” mposhtin Besëlidhjen, të dielën derbi për trofeun
Tirana dhe Partizani janë skuadrat final iste të Kupës së FSHBSË në basketbollin e meshkujve. Bardheblutë dhe "Demat" i mbyllën grupet respektive në vendet e para dhe tashmë do të sfidohen në derbi për trofeun e parë zyrtarë të sezonit 20212022. Në takimet e ditës së tretë të kompeticionit, të zhvilluara dje në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga", Tirana mposhti Vllazninë pas kohës shtesë, ndërsa Partizani triumfoi ndaj Besëlidhjes.
TIRANA NEPTUNVLLAZNIA
Ndonëse vitet e fundit këto dy skuadra nuk kanë mundur të festojnë tituj, përballjet mes Tiranës dhe Vllaznisë gjithnjë kanë rezultuar emocionuese dhe me rivalitet të lartë. E tillë ishte edhe sfida e djeshme, e cila u luftua deri në sekondën e fundit. Bardheblutë e Erkand Karajit i fituan dy periodat e para minimalisht 15-14 dhe 2221 duke shkuar me dy pikë avantazh në pushimin e madh. Por në periodën e tretë shkodranët e Nikola Milatoviçit shpërthyen në lojën sulmuese dhe kthyen gjithçka në favor të tyre duke e fituar fraksionin 3623, për të kryesuar 71-60 pas 30 minutash lojë. Në periodën e fundit Tirana tregoi karakterin e zakonshëm dhe nisi të rikuperojë, teksa një kosh për 2 pikë nga Hysenagolli në fund bëri që takimi t'i drejtohej shtesës, me rezultatin që shënonte në tabelë 79-79. Në kohën shtesë Tirana u tregua shumë e saktë në veprimet e saj dhe mori me meritë fitoren në shifrat 92-83. Edhe një herë tjetër spikati loja e dyshes Hysa-hysenagolli. I pari ishte shënuesi më i mirë i takimit me 22 pikë, ndërsa gjiganti i qendrës regjistroi 21 pikë dhe plot 20 ribaunde.
Dopio shifër pikësh prekën edhe Hamati (14), si dhe kapiteni Vogli (13). Për Vllazninë më i miri ishte malazezi Nikola Rakoçeviç, autor i 19 pikëve. PARTIZANIBESËLIDHJA
Asnjë problem për skuadrën e Erdal Borovës në derbin e vogël të kryeqytetit ndaj modestëve të Besëlidhjes, me Partizanin që fitoi 77-61. Vendimtare rezultoi perioda e parë, të cilën të kuqtë e fituan thellë 31-15. Megjithatë "shqiponjat" e Klarant Dedajt provuan deri në fund dhe bënë një ndeshje dinjitoze, sidomos në pjesë e dytë, ku madje treguan një lojë më të mirë se kundërshtari. Kapiteni i Partizanit, Mired Jani ishte njeriu i ndeshjes, protagonist me 27 pikë. Shkëlqeu edhe Majk Vaqarri me 16 pikë (4 nga 5 tentativa të sakta për 3 pikë). Te Besëlidhja më të mirët ishin Pylla dhe Nikolli, të cilët realizuan respektivisht 22 dhe 20 pikë.