Vllaznia ngec në Korçë, Skënderbeu i bën bllokadë
Adili lë në “baltë” ekipin, ndëshkohet me të kuq
shtë mbyllur në bara zim pa gola sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Një përballje ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta të shpërdoruara. Ndryshe nga takimet e tjera të këtij sezoni, në ndeshjen e së shtunës ndaj Vllaznisë, Skënderbeu ishte diktues dhe imponues në lojën e vet, duke krijuar raste për shënim të cilat nuk u finalizuan në pjesën e parë nga lojtarët bardhekuq. Në fragmentin e dytë të lojës, korçarëve duket se iu mbaruan bateritë, teksa nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik, pas ndëshkimit të Adilit me karton të kuq. Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamoja, ndërsa Skënderbeu në vendin e tetë me 3 pikë.
PJESA E PARË
Skënderbeu e nis me vrull takimin ashtu sikundër e kishte premtuar Memelli në konferencën e pragndeshjes dhe menjëherë fillon të ushtrojë presionin lart te mbrojtja shkodrane. Pikërisht si rezultat i presionit vjen edhe rasti i parë në minutën e tretë kur Berisha i vjedh kohën Adilit dhe detyron Zogoviçin që të bëjë mrekulli për të mbajtur rrjetën të paprekur. Skënderbeu vijon presionin dhe rastet janë reale për korçarët që një minutë më pas rrezikojnë me Sadriun e më pas Berisha shërben bukur për Mensah i cili nuk gjen dot portën nga fare pranë zonës. Vllaznia reagon me Krymin i cili pas një ndërhyrjeje ndaj Uerdi Marës, rrëmben topin, udhëheq dhe gjuan me të djathtën, por goditja e tij shkon pak mbi traversë. Gjithsesi, Skënderbeu mbetet më lart se kundërshtari duke krijuar shumë raste shënimi, por që shpërdorohen nga Mensah. Më flagranti është ai i minutës së 40të kur Mensah shërbehet saktë nga Zguro, por nuk e kontrollon dot topin si duhet dhe i jep mundësi Zogoviçit të kontrollojë sferën. Edhe pse në hije në pjesën e parë, Vllaznia shfaqet rrezikshëm në minutat e fundit të kësaj pjese, kur Dianje me kokë godet saktë dhe topi për fatin e tij të keq përplaset në shtyllë.
PJESA E DYTË
Pjesa e dytë fillon me Vllazninë që mbetet me një lojtar
më pak si pasojë e daljes me kartonin e kuq, i dyti i verdhë, për Adilin për shkak të incidentit të riregjistruar në pushimin e pjesës së parë. Por, kur pritej që ky karton të ndryshonte rrjedhën e lojës, ritmi bie çuditshëm. Skënderbeu nuk ka më energji dhe nuk
arrin të bëjë asgjë siç ndërtoi në pjesën e parë. Vllaznia jep disa sinjale me Latifin, por që nuk mjaftojnë për të shënuar golin e fitores pasi edhe Meksi nuk i ndahet duke i bërë një markim personal. Të dyja ekipet duket se mjaftohen me shmangien e humbjes dhe
kënaqen me një pikë. Një pikë që duket se i shkon më shumë për shtat Vllaznisë që bën heroin në Korçë me një lojtar më pak. Ndërsa bardhekuqtë qajnë një tjetër mundësi për të marrë pikët e plota në një takim që e kishin të gjithin nën kontroll.