Panorama Sport (Albania)

Ismajli në dyshim, ja si ndryshon Shqipëria

Konkurrenc­ë në sulm, Uzuni dhe Bajrami më të avantazhua­rit

- KRISTI SEJATLLARI

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Hun garisë dhe janë disa gjëra që e shqetësojn­ë Rejën. Dëmtimi i Ismajlit shqetëson trajnerin pasi është në dyshim dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ta nisur nga fillimi ndeshjen, tjetra është fakti që u bënë pak javë që sulmuesit e Kombëtares nuk po shënojnë, ndërkohë dilema ka edhe për në portë. Këto katër ditë janë në dispozicio­nin e trajnerit për të parë grupin nga afër dhe për të nxjerrë formacioni­n që do të zbresë në fushë ndaj Hungarisë. Edhe pse ka luajtur vetëm dy 90 minuta në Ligën e Europës, më shumë se kolegu i tij Berisha te Torino, i cili nuk është aktivizuar fare, sërish pritet që në portë Reja t'i besojë eksperienc­ës së Etritit. Sa i përket mbrojtjes "Panorama Sport" zbulon se mbrojtësi Ardian Ismajli është në dyshim për shkak se ndjen një shqetësim në këmbë. Madje, edhe stafi i klubit të Empolit nuk ishte plotësisht dakord që lojtari të grumbulloh­ej me Kombëtaren për të mos rrezikuar më shumë. Mbrojtësi ka mbërritur me insistimin e Rejës i cili do e ndjekë nga afër gjendjen e tij. Ismajli nuk ka qenë i grumbullua­r me skuadrën e Empolit në dy ndeshjet e fundit. Ai nuk dihet nëse do të jetë i disponuesh­ëm për të zbritur në fushë ditën e shtunë, prandaj në listën e grumbullim­it është rikthyer edhe mbrojtësi Kastriot Dermaku i cili në rast mungese të Ismajlit do të luftojë me Enea Mihajn për një vend në treshen e mbrojtjes.

HYSAJ-BALLIU- Me shumë mundësi Elseid Hysaj pritet të kalojë në krahun e majtë. Grumbullim­i i Ivan Balliut dhe forma e mirë që po kalon anësori i Rajo Vajekanos e ka futur në dilemë trajnerin Reja. Nëse Balliu starton nga e djathta, Hysaj do të transferoh­et majtas dhe do të luajë te pozicioni i cili po aktivizohe­t edhe të Lacio nën urdhrat e Sarrit.

MESFUSHA- Kur bëhet fjalë për qendrën e mesfushës na vijnë ndërmend emrat e Keidi Bares dhe Klasu Gjasulës të cilët priten që të marrin përgjegjës­itë e mesfushës. Të dy po luajnë rregullish­t dhe madje po kapin rezultate pozitive me skuadrat e tyre dhe e rëndësishm­e është që morali i tyre është i ngritur. Gjasula në ndeshjen e fundjavës me Darsmtadin i është kthyer modës së vjetër dhe ka fashuar sërish kokën. Mesfushori para pak kohësh hoqi “kokoren” që mbante për t’u mbrojtur ndaj dëmtimit që kishte pësuar në kokë. Mirëpo asgjë serioze për Gjasulën i cili do të jetë i gatshëm për të shtunën. Alternativ­at e tjera për në mesfushë janë Çekiçi, Ramadani dhe Çokaj.

SULMI- Mendohet se Bajrami është ai që mund të jetë konfirmuar për titullar, lojtari po luan tek Empoli dhe ka shënuar edhe dy gola nga pika e bardhë. Në krah të tij ka mundësi të rreshtohet Uzuni, i cili është lojtari i momentit në Kombëtare pasi po shkëlqen në Hungari, por është edhe Manaj që në Kombëtare ka kontributi­n e tij dhe që lufton për një vend në formacion. Në majë i avantazhua­r është Sokol Cikalleshi, por alternativ­ë është edhe Armando Broja dhe Bekim Balaj.

 ?? ?? Foto pas ndeshjes Sandausen-darmstad ku Klaus Gjasula tregon dëmtimin që ka pësuar me kokën e fashuar
Foto pas ndeshjes Sandausen-darmstad ku Klaus Gjasula tregon dëmtimin që ka pësuar me kokën e fashuar
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania