Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

TEUTA 8- Skuadra durrsake sërish ka treguar stofin e kampiones, ku ndaj Kukësit morën një fitore karakteri dhe force. Teuta vështirë të mundet, nuk dorëzohet edhe kur ndëshkohet, pasi arrin ta përmbysë kundërshta­rin, siç bëri ndaj Kukësit të dielën. Kampionë të vërtetë.

TIRANA 7.5- Kur pritshmëri­të janë të mëdha dhe gjërat nuk shkojnë si duhet, kritikat janë normale për një ekip tradite si Tirana. Edhe me luhatje, bardheblut­ë mbeten forca e parë e kampionati­t dhe fitorja e fundit me Laçin erdhi si ilaç në kohën e duhur. Kohë për qetësi.

EGNATIA 7- Shkëndijat në tri javët e para, por edhe loja e mirë, i dhanë frytet e saj te rrogozhina­sit e trajnerit Magani, ku në fundjavë morën fitoren e parë në Superiore për këtë sezon. Egnatia mposhti Kastriotin, rival direkt, dhe për momentin është komode në renditje.

DINAMO 6.5- Derbi mes Dinamos dhe Partizanit u kthye pas një mungese 12-vjeçare në Superiore, por u mbyll "X". Gjithsesi, "nëndetësja" u paraqit më mirë se të kuqtë e kryeqyteti­t dhe mbase dalja me karton të kuq e Sofranak në pjesën e parë i kushtëzoi blutë në arritjen e qëllimit, ku në pjesën e dytë u ndëshkuan me penallti.

VLLAZNIA 6- Shkodranët shkuan në Korçë për të përsëritur finalen e Kupës ndaj Skënderbeu­t, por të besuarit e trajnerit Brdariç u larguan me një pikë. Një ndeshje e tensionuar që solli edhe daljen me karton të kuq të Adilit. Vllaznia ka potencial të madh, kryesisht në sulm, por mungesa e braziliani­t Da Sivla pati ndikim te mungesa e golit.

SKËNDERBEU 5- Korçarët u pajtuan me pikën në shtëpi ndaj Vllaznisë, por duke ditur se për 45 minuta ishin me një lojtar më shumë, ekipi i trajnerit Memelli mund të kishte guxuar më tepër. Gjithsesi, çdo pikë e fituar ka vlerë për Skënderbeu­n e ditëve të sotme.

PARTIZANI 5- "Demat" edhe në javën e katërt ishin ekip pa busull. E habitshme është se si gabimet në mbrojtje vijojnë nga ndeshja në ndeshje, ku edhe në derbi e pësuan nga prapavija. Përveç mbrojtësve, të kuqtë duhet të zgjedhin manovrën e duhur, pasi rruga e golit është bërë shteg i mbyllur. Edhe me një lojtar më shumë morën një pikë në derbi.

KASTRIOTI 4- Krutanët po vuajnë në këtë fillim sezoni, pasi pas katër javësh ende nuk e kanë gjetur fitoren e parë. Kastrioti limitet i tregoi edhe në transfertë­n e Rrogozhinë­s, ku mbase humbja u kushtëzua edhe nga dalja me karton të kuq e mesfushori­t Eneid Kodra.

KUKËSI 4- Verilindor­ët pësuan një humbje tronditëse këtë fundjavë, ku kampionët e Teutës u treguan forcën dhe i mundën me përmbysje. Ky dështim, por edhe faktorë të tjerë të brendshëm të padeklarua­r, bënë që pas ndeshjes trajner i Kukësit, Diego Logo, të meditojë me largimin nga klubi. Kukësi është nga skuadrat që zhvillon futboll të bukur dhe atraktiv në fazën sulmuese, por mangësitë në mbrojtje e ndëshkuan.

LAÇI 4- Kurbinasit vazhdojnë rrugëtimin pa asnjë fitore në këtë fillim sezoni, por humbja e fundit me Tiranën ishte alarmante. Laçi u ndëshkua me dy autogola, por duket se trajneri malazez Vukiçeviç dhe lojtarët nuk po dinë si të kuptohen me njëritjetr­in. Trajneri malazez surprizoi me zgjedhjet në fillim, por më pas edhe zëvendësim­et nuk funksionua­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania