Panorama Sport (Albania)

Skuqet Superiorja, por sërish falen lojtarë nga ndëshkimi

Gjyqtarët zemërgjerë me Tafën, Seferin dhe Zguron

-

Kategoria Superiore u skuq në javën e katërt, por ndonëse u dhanë 6 kartonë të kuq, rekord, sërish pati lojtarë (Tafa, Seferi, Zguro) që u falën nga ndëshkimi ekstrem. Edhe në këtë javë sistemi VAR ka rezultuar shpëtimtar, kryesisht në ndeshjen Kukësi-teuta. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha rastet e diskutuesh­me në javën e katërt:

KUKËSI-TEUTA 2-3

Gjyqtarë: J. Xhaja, M. Shazivari, A. Zalla (Tiranë) / VAR: K. Meta, N. Bregasi (Tiranë)

Kukësi-teuta i pati të gjitha dhe për këtë arsye nuk munguan edhe rastet për moviolë. Përcaktues u treguan arbitrat e dhomës VAR, Krinden Meta dhe Nertil Bregasi, që morën dy vendime të drejta. 23'Gjelbrim Taipi shërben në zonë, por topi largohet nga Xheksoni. Pas disa sekondash ndeshja ndërpritet, pasi kryesori Xhaja sinjalizoh­et nga VAR-I për të parë rastin e dyshimtë, pasi Xheksoni e ka larguar topin me dorë. Arbitri Xhaja pasi pa rastin në monitor akordon penallti për Kukësin. Vendim i drejtë, VAR-I shpëton gjyqtarin Xhaja.

45'Portieri Tafa proteston tek anësori Shazivari, pasi ka pretendime për golin e Teutës. Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë, por duhet thënë se e ka falur portierin e Kukësit. Nga pamjet doli se Tafa gati e goditi me kokë anësorin. Veprim që meritonte karton të kuq.

55'Basha pason te Shqiprim Taipi në zonë. Topi bllokohet nga një mbrojtës dhe përfundon te Feijao, që shënon. Por pas kontrollit të aksionit me VAR doli që Basha kur ka marrë topin në zonë e ka pasur këmbën pak më të avancuar. Goli anulohet për pozicion jashtë loje. VARI shpëton arbitrin kryesor, Juxhin Xhaja.

90+2' Gjelbrim Taipi dhe Asion Daja ndëshkohen me kartonë të kuq. Gjyqtari Xhaja në këtë rast ka vepruar me të drejtë duke ndëshkuar dy lojtarët që vendosën edhe duart ndaj njëri-tjetrit.

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-0 Gjyqtarë: E. Jorgji (Elbasan), E. Veseli (Fushëkrujë), U. Korra (Elbasan) / VAR: J. Xhaja, A. Koçiaj (Tiranë)

Ky takim ka pasur një incident, ku arbitri Jorgji me të drejtë ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Adilin për një zënkë në fundin e pjesës së parë. Ndëshkohet edhe Zguro dhe Memelli. Mbrojtësi i Vllaznisë kërkon të konfrontoh­et me trajnerin e

Skënderbeu­t. Adili afrohet te pankina e korçarëve dhe ofendon trajnerin Memelli. Edhe një tjetër moment për t'u veçuar ka qenë pretendimi i Vllaznisë për një prekje me dorë në zonën e korçarëve. Të gjithë në kampin kuqeblu kanë kërkuar penallti, por Jorgji vijoji lojën pasi asgjë nuk kishte për t'u rishikuar. Mungon një i verdhë për Zguron, i cili pjesën e parë ndërhyn në kohë vonesë ndaj Gurishtës. Në fund i bie i kuq i falur. DINAMO-PARTIZANI 1-1

Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartaraj, O. Grabova (Fier)/ VAR: F. Lata (Durrës), R. Avdo (Tiranë)

Derbi Dinamo-partizani i pati të gjitha. Sa u takon rasteve të kontestuar­a, kishte pretendime nga të dyja pankinat. Dinamo pretendoi për një penallti kundrejt Haxhiut, me Mustën që e kapi me dyja duart, por arbitri veproi drejt dhe nuk e akordoi. Gjithashtu, edhe Cara pretendoi për penallti pas një dueli me Siljanovsk­in, por sërish gjyqtari Cjapi vendosi drejt, duke mos dhënë penallti. 11-metërshi i akorduar në minutën e 75-të në favor të Partizanit ishte i saktë, pasi Sidibe pengon brenda zonës Carën. I vetmi gabim që bëri arbitri Cjapi, ishte në rastin e kartonit të

kuq. Fillimisht, kryesori i sfidës i jep karton të verdhë qendërmbro­jtësit Sofranak për ndërhyrjen e ashpër kundrejt Zhuniorit, por pas konsultimi­t me VAR, lojtarit i tregohet i kuqi, me të drejtë, pasi ndërhyrja ishte e ashpër. EGNATIA-KASTRIOTI 2-1 Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Bega (Shkodër) N. Bregasi (Tiranë) / VAR: K. Barjamaj, D. Rexha (Tiranë)

Rastet e kontestuar­a në sfidën Egnatia-kastrioti nisën në minutën e nëntë. Imeri rrëzohet brenda zonës krutane, por nuk ka penallti për gjyqtarin Myrtja. Sipas kryesorit është gjithçka e rregullt, por ka vend për diskutim. Në minutën e 77-të Telushi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, me gjyqtarin që i tregon kartonin e kuq. Vendim i drejtë nga Myrtja. Në minutën e 80-të Pedro trondit traversën pas harkimit të Allmuçës, por gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje. Nga pamjet shihet qartë se pozicioni ishte i rregullt. Në qoftë se do të kishte shënuar, goli do të vlente.

TIRANA-LAÇI 2-0

Gjyqtarë: K. Shahini (Durrës), D. Myftari (Tiranë), F. Lama (Durrës)/

VAR: E. Hamiti, R. Çokaj (Lezhë)

Një ndeshje e gjykuar perfekt, por gjithsesi kemi një karton të kuq të falur për Taulant Seferin. Tri janë rastet për diskutim, ku dy vendime janë të drejta dhe një i gabuar. VAR-I nuk hyri në funksion.

3' Ngo shënon një gol me kokë, por më parë Najdovski ishte kapur në pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

11' Shkelm i Seferit për një ndërhyrje të ashpër të portierit Dajsinani në zonën e rreptësisë. Gjyqtari konsultohe­t nëse ka karton të kuq apo jo. Arbitri ndëshkon me të verdhë sulmuesin për reagimin. Vendim jo i drejtë i gjyqtarit që duhet të jepte të kuq. Në vazhdim të kornes, Hoxhallari kërkon 11-metërsh, por "jo" për arbitrin e ndeshjes. Edhe ky vendim i drejtë. Nuk ka pengim, por vetëm përplasje lojtarësh.

37' Lojtarët e Laçit kërkojnë penallti për një pengim në zonë të Zarubicës nga Hoxhallari, por kërkimet e tyre janë veçse pretendime, sepse gjyqtari nuk u jep të drejtë. Vendim i drejtë i kryesorit.

 ?? ?? Momenti kur Taulant Seferi godet me shkelm portierin Dajsinani
Momenti kur Taulant Seferi godet me shkelm portierin Dajsinani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania