Panorama Sport (Albania)

Abazaj: S’e kisha menduar këtë pozicion, ndikon edhe dënimi im

-

Pogradeci mungojnë. nuk Pas po 4 javësh ngre dot janë kokën. të parafundit Luan mirë, në por renditje, pikët me dy barazime dhe po aq humbje. Ardjan Abazaj nuk e kishte menduar kurrë këtë pozicion, e megjithatë nuk preferon që të bëhet pesimist. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri mendon se edhe dënimi i tij mund ta ketë penalizuar disi ekipin. A ju trishton renditja e Pogradecit pas 4 javësh?

Ato pikë nuk i përgjigjen nivelit tonë dhe kjo më trishton më shumë. Nuk e kisha menduar aspak se do të ishim në atë pozicion pas 4 javëve. Kjo për faktin se kemi zhvilluar një fazë përgatitor­e shumë të mirë dhe kemi një grup vërtet cilësor. Pse kjo gjendje atëherë?

Të them të drejtën, na ka munguar dhe pak fati. Krijojmë raste, por nuk finalizojm­ë. Tjetër gjë pastaj janë mungesat që kemi pasur dhe kurrë nuk ka qenë i plotë formacioni­n bazë. Janë realisht këto mundësitë e këtij ekipi?

Në mënyrë kategorike, jo. Nuk jemi aspak pesimistë, përkundraz­i ne do të punojmë edhe më fort për të filluar ngjitjen në tabelë. Duket që do të jetë kampionat i fortë këtë sezon...

Nuk e kisha menduar se do të ishte kaq i fortë, por ndoshta ngaqë nuk i njihja shumë ekipe. Por nëse jemi ne të fortë, mundim çdo kundërshta­r. A ka pasur ndikim dënimi juaj me tetë ndeshje, pasi në tri prej tyre nuk keni qenë në stol?

Edhe kjo mund të jetë. Pavarësish­t se ndihmësi im e bën mirë detyrën, them se prania ime në pankinë krijon edhe më shumë grintë tek ekipi. Të ndeshesh me ashpërsinë e transfertë­s, them se duhet të isha në pankinë. Por më vjen keq me atë që ne po hasim. Në Pogradec mund të luash futboll. Nuk të shqetëson askush dhe kur vjen fundi, ne jemi ata që dënohemi më ashpër. Këtë nuk e kam kuptuar. Do të kërkoni uljen e dënimit?

Pas ndeshjes së Kupës mbyll gjysmën e dënimit, kështu që do të kërkoj të më ulet penalizimi që po e vuaj shumë.

Kjo renditje mos do të thotë se keni hequr dorë nga objektivi i katër vendeve të para?

Në asnjë mënyrë, është një pozicion provizor për ne. Shumë shpejt do ngjitemi në renditje. ROMEO XINXIFI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania