Panorama Sport (Albania)

Hugo, “mbreti” i rasteve të humbura, Gjyla: Fatale nëse na barazonin

LUSHNJA/ Shpërdorua­n pa fund pas golit, trajneri analizon fitoren

-

U deshën 297 minuta që Lushnja ta gjente golin e parë. Ishte Ervis Gjyla ai që shënoi dhe i dha fitoren e munguar verdhëjesh­ilëve. Skuadra u lehtësua jo pak, e megjithatë “handikapi” që kanë në finalizim vazhdon. Vuajnë për të shkuar te rrjeta dhe “mbreti” i shpërdorim­eve është Hugo da Silva. Ashtu si në javët e para, çedoi edhe ndaj Butrintit. Trajneri e pranon këtë problem, megjithatë gëzohet që loja e mirë u shpërblye më në fund. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, Ilir Gjyla e nis kështu fjalën e tij: “Mendoj që jo gjithmonë do të humbasësh edhe kur luan mirë”. Pas avantazhit, lushnjarët humbën një mori rastesh. Shumë pranë golit kanë qenë Hugo da Silva e më pas Xhonatan Lajthia, por që të dy nuk ia dolën dot. “Ishte momenti për ta mbyllur ndeshjen dhe qenë të qetë. Rastet i kishim, ashtu sikundër edhe desh e pësuam. Ekipi kundërshta­r në një episod të vetëm goditi traversën. Ishte fatale, mund edhe ta barazonte ndeshjen. Kemi në përbërje futbollist­ë të vegjël, në moshë të vogël, futbollist­ë që ndoshta luajnë edhe për herë të parë në këtë kategori. Lojtarë të ardhur jo nga skuadra të mëdha dhe normalisht ne i thamë të ulnin pak ritmin e lojës për të përfituar nga kundërshta­ri. Pra, tërheqja ishte pjesë taktike e jona. Pse e ndërrova Ervis Gjylën? Pati probleme. Duhet të dilte që në pjesën e parë nga loja për shkak të problemeve muskulare, por e zgjati deri në fund të pjesës së parë dhe ne e ndërruam. Ishte dëmtim”, deklaroi “timonieri” i verdhejesh­ilëve. I pyetur nëse e shqetëson pjesa e dytë, ai përgjigjet: “Nuk më shqetëson aspak pjesa e dytë e lojës. E ulëm vetë ritmin, por jo për të qëndruar prapa. Ky ishte defekti. Futbollist­ët nuk e kuptuan si duhet. Jo se pati momente që na vunë në vështirësi, pasi portieri ynë nuk u provua asnjëherë. Tërheqja prapa? Menduam ta ulnim pak ritmin për të kapur zona, hapësira. Kundërshta­ri luante nga vija e dytë, nga para mbrojtjes. Me organizimi­n që ishte aty mbetej që të luanin edhe ata prapa. Mendoj se lojtarët e zgjidhën mirë, shënuan golin. Ne nuk na ka munguar loja, na ka munguar goli. Ndaj Butrintit duhet ta kishim mbyllur më parë”, përfundoi Ilir Gjyla. ALBAN ALUSHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania