Panorama Sport (Albania)

Koca: Kishim vetëbesim, golat na dhanë “krahë”

-

Pas dy barazimeve dhe një humbjeje, Burreli u kthye bindshëm. Mundi 5-1 Besën në “Liri Ballabani” duke përmirësua­r edhe pozitat në renditje. Matjanët kishin besim se do t’ia dilnin dhe kjo vinte nga “etja” për të festuar. Këtë e shpjegon edhe gardiani Igli Koca gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”. Portieri thotë se kishte ardhur momenti që ekipi të shpërthent­e në gola, pasi ka pasur volum loje shumë të mirë në çdo ndeshje. “Unë mendoj që fitorja duhet të kishte ardhur më përpara, pasi ne çdo ndeshje kemi dominuar me lojë dhe me raste për shënim. Jemi rritur në lojë javë pas jave dhe ishte koha që të arrinim te kthesa. Përballë Besës ishim shumë të motivuar. Zhvilluam një lojë mjaft të mirë duke shënuar 5 herë dhe kjo e rrit akoma më shumë besimin e skuadrës. Një tjetër motivim ishte edhe tifozëria, e cila krijoi atmosferë dhe na dha forcë”, tha Koca. Edhe pse e sheh garën në vazhdim të vështirë, portieri paralajmër­on vazhdimësi. “Besoj se pas kësaj ndeshjeje do të vazhdojmë akoma me fitore edhe pse na presin sfida të vështira. Pas 3 ndeshjesh pa gola kjo fitore na nxori nga ngërçi dhe besoj se do të arrijmë të shënojmë çdo ndeshje, pasi ekipi prodhon shumë por ndonjëherë edhe fati nuk është në anën tonë. Ekipi do të vazhdojë të përgatitet që sot për ndeshjen e ardhshme që të vazhdojmë ecurinë pozitive. Të gjithë jemi të lumtur për këtë fitore, por duhet të jemi me këmbë në tokë, jo euforik në mënyrë që të kemi ecuri pozitive”, përfundoi Koca. DRITAN KURTI BURRELI/ FITORJA E THELLË NDAJ BESËS, PORTIERI: KALUAM NGËRÇIN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania