Panorama Sport (Albania)

14 gola në derbi, Vllaznia tregon forcën që në start

-

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka zhvilluar fundjavën e kaluar ndeshjet e javës së parë duke ngritur kështu siparin e sezonit 2021-2022. Vllaznia konfirmohe­t si superfuqi absolute duke e nisur kampionati­n me një fitore në shifra të jashtëzako­nshme. Vajzat kuqeblu lëshuan një lumë me gola në derbi ndaj Murlanit duke triumfuar 14-0. Lojtarja e ndeshjes ishte pa diskutim Megi Doçi, e cila realizoi plot 7 gola për kampionet e Shqipërisë. Spikatën gjithashtu edhe Lufo e Gjini, me nga një tripletë secila, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Berisha. Me fitore e nisi edhe Apolonia, që likuidoi Partizanin 51. Kryeqyteta­set mundën të rezistonin për 60 minuta, për t'u dorëzuar më pas pa kushte ndaj fierakeve. Gashi, Hamonikaj dy herë, Tukaj dhe Ndoj vendosën firmat te golat e Apolonisë, ndërsa Qose shënoi në fund golin e nderit për Partizanin. Tirana fitoi derbin ndaj Kinostudio­s me rezultatin e thellë 8-0, në një takim ku spikatën Metalla dhe Gjoni, me një dopietë secila. Ndërkohë për t'u veçuar në radhët e Kinostudio­s ishte një rikthim i pazakontë, ish-kapitenia Ester Pocesta (Gjonpalaj), e cila ka luajtur pas 5 vitesh mungesë duke pasur një rol të ri, atë të portieres, ndërsa vite më parë ka qenë qendërmbro­jtëse. Lushnja mundi 3-2 Teutën në "Roza Haxhiu", në një ndeshje të luftuar dhe me faza mjaft të bukura. Delilaj kaloi Teutën në avantazh, por dy minuta më vonë Muça barazoi për Lushnjën. Vendaset përmbysin në pjesën e dytë me Dragotin. Më pas Delilaj shënon dopietë dhe barazon në 2-2, por 10 minuta para fundit, Muça kalon sërish vendëset përpara duke shënuar edhe ajo një dygolësh. Atletik Club barazoi 1-1 me Skënderbeu­n, në një takim ku Repaj kaloi në avantazh korçaret në të 52-ën, ndërsa Markaj vendosi baraspeshë­n në të 70-ën. A.DUSHKU/A.ALUSHI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania