Panorama Sport (Albania)

Çmenduria në Moto 3, Rosi: Ndaleni këtë kasaphanë

“Situata vërtetë tragjike, kështu do të vdesim në pistë”

- ARTIN LLESHAJ

Të dielën elita e mo toçiklizmi­t botëror u zhvendos në Teksas, aty ku u garua në të tria kategoritë, Moto 3, Moto 2 dhe Moto GP. Por cirkuiti në Austin ishte skenë e një aksidenti të frikshëm në Moto 3, ku vetëm mrekullia bëri që gjithçka të shpëtojë pa pasoja për pilotët. Një manovër e çmendur nga turku Deniz Oncu për pak sa nuk u kthye në tragjedi dhe mund t'i kishte kushtuar jetën spanjollit Pedro Akosta dhe italianit Andrea Minjo. "Pësuam një rrëzim vdekjeprur­ës. Nuk e di se çfarë presin për të marrë masa. Këtë vit kemi humbur tre djem në pistë për shkak të aksidentev­e të tilla. Nuk mund të vazhdohet më kështu", ishte alarmi i dhënë nga Andrea Minjo pas garës në Austin, ku shpëtoi mrekullish­t nga ai rrëzim i frikshëm në pjesën e shpejtësis­ë së cirkuitit. Përgjegjës­i për aksidentin në Teksas, turku Deniz Oncu u dënua me dy gara pezullim. Për fat të mirë nuk kishim fatalitet siç ndodhi në pranverën e kaluar (sërish në Moto 3), ku humbi jetën Xhason Dypaskier në Muxhelo apo si dy javë më parë në

Herez, pistë që u përgjak me vdekjen e Dean Berta Vinjalesit në kategorinë Supersport 3000. Duke parë këtë situatë alarmante nuk mund të mungonte reagimi nga një ikonë që ka kaluar më shumë se 2 dekada në pistë, siç është Valentino Rosi. "Doktori" tregohet i drejtpërdr­ejtë, teksa e konsideron si një çmenduri atë që ndodhi në Moto 3. "Situata është tragjike. Në Moto 3 janë të çmendur", deklaroi fillimisht Rosi për aksidentin e së dielës. Më pas, piloti italian me tone të ashpra shtoi: "Duhet të ndërhyjnë patjetër, sepse po përsëriten shumë këto skena. Duke parë atë që ndodhi në Moto 3 jam futur në garë me shumë frikë. Të gjithë kanë rrezikuar jashtëzako­nisht shumë. Ndërsa rinisja për vetëm 5 xhiro pas gjithë asaj që ndodhi ishte një ruletë ruse. Këta janë të çmendur. Nuk e kuptoj si mund të marrësh atë vendim. Përgjegjës­it e këtyre aksidentev­e duhet të lihen në shtëpi, përndryshe pasojat do të jenë fatale. Kemi vite që e diskutojmë, por nuk duhen toleruar ata që të presin rrugën në pjesën e shpejtësis­ë. Duhen ndalur sa më parë, ndryshe cirkuitet do të kthehen në 'kasaphanë'", deklaroi tepër i indinjuar Valentino Rosi.

 ?? ?? Moment nga aksidenti i Moto 3 në cirkuitin Austin
Moment nga aksidenti i Moto 3 në cirkuitin Austin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania