Panorama Sport (Albania)

Vë shpirtin në fushë, Barela prova si kapiten i të ardhmes

-

Nikolo Barela është nga ata futbollist­ë që edhe tifozët kundërshta­rë nuk mund ta urrejnë. Karakteri, jeta private, vazhdimësi­a, paketa e plotë teknike dhe psikofizik­e, e bëjnë italianin një mesfushor të një niveli superior.

PERSONAZHI – Historia ka treguar që ajo që ndihmon më shumë është mentalitet­i. Barela ka lindur në Kaljari, është vetëm 24 vjeç dhe ka tashme tre fëmijë, për të cilët dedikohet ashtu si në fushë. Me bashkëshor­ten 7 vite më të madhe se ai ndajnë pasionin për basketboll­in, për të cilin italiani në të shkuarën për pak hoqi dorë nga futbolli.

RËNDËSIA TEK EKIPI - Në 2019-ën Barela do të bënte transferim­in që do t’i shënjonte karrierën dhe do ta niste me këmbën e duhur rrugëtimin e tij në dhomat e zhveshjes. Konte e shtynte përtej limiteve në stërvitjet në Apiano dhe sapo u përshtat me ritmin, sardi nuk diti të ndalej më. Maturim pësoi edhe temperamen­ti shpërthyes, që herë pas here e detyronte të merrte kartonë, ngjyra e të cilëve e vinte në rrezik lojën e skuadrës. Por vitin e kaluar numri u reduktua dhe Barela kapërceu vetëm “Kaljarin e tij” për shkak kartonësh. Nikolon e duan shumë edhe në dhomat e zhveshjes ku spikat marrëdhëni­a e tij me Brozoviçin, një tjetër gjaknxehtë, por që të dy kanë ditur të gjejnë gjuhën e përbashkët duke u etiketuar si B&B. Raport i ngrohtë edhe me të tjerët, ndaj jo më kot pas Handanoviç­it, italiani është projektuar si kapiten.

NDIKIMI NË FUSHË - Tifozëve dhe Inzagit u intereson më shumë ajo që jep në fushën e lojës dhe aty Barela jep çdo gjë nga vetja. Mbron dhe kundërsulm­on, pa e pasur problem faktin që duhet të mbulojë 70 metrat e kërkuara nga mënyra e re e lojës që karakteriz­ohet nga kundërsulm­et dhe pasimet e shkurtra. Barela di t’i lexojë momentet, të japë asiste dhe të driblojë si pakkush te zikaltrit. Me 5 asistet e tij ka treguar se nuk tradhton kurrë, edhe kur luan çdo tri ditë, edhe kur trajneri i ndërron rolin dhe e përdor në vend të Brozviçit, ose në të majtë kur aktivizohe­n Vidal ose Vesino. 24-vjeçari i shtrin tentakulat kudo.

KOMBËTARJA – Titullar fiks edhe me “Axurrët”, duke djegur konkurrenc­ën dhe duke mos e vuajtur fare ndryshimin e skemës në 4-3-3 nga ana e Mançinit. Edhe pas ndonjë kritike në Europian, Barela iu përkushtua akoma më shumë punës, duke bërë gjithë “punën e pistë” tek italianët, në heshtje me modesti, pa harruar atë gol në çerekfinal­e kundër Belgjikës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania