Panorama Sport (Albania)

Inzagi ringjalli Xhekon, por skemat i tij coptojnë repartet

-

Simone Inzagi e pranoi sfidën si trajner i Interit, jo vetëm sepse nuk është e lehtë t’u thuash jo kampionëve të saposhpall­ur të Italisë, por edhe për të sfiduar veten dhe për të konfirmuar veten. Me hijen e Kontes që duhej larguar, Inzagi duhet të arrinte edhe të zëvendëson­te boshllëkun e lënë nga Lukaku, një largim i paparashik­uar kur tekniku u ul në stolin e zikaltërve. Por trajneri deri tani po ia del të bëjë këtë të dytën, kurse sfidën për funksional­itetin e ekipit me ish-trajnerin, edhe pse me të njëjtin modul, duket se e fiton Konte.

RILINDJA E XHEKOS - Edin Xheko ka treguar se kur gjendja e tij psikologji­ke është e qetë, mund t’i bëjë 35 vitet e tij mbi shpinë të mos peshojnë. Meritë absolute për këtë ka Simone Inzagi, që i ka krijuar sulmuesit ambientin e duhur për t’u motivuar. Trajneri i ka besuar rolin e udhëheqësi­t të repartit ofensiv dhe numrin e Lukakut duke e bërë të ndihet lider dhe të rrisë brenda tij dëshirën për të bërë diferencën në çdo ndeshje, qoftë ato që nis nga stoli, qoftë ato si titullar. Një tjetër faktor i rëndësishë­m është loja që i kërkon tekniku skuadrës të luajë: një gjithëpërf­shirje për të krijuar sa më shumë raste duke e lejuar boshnjakun ta shprehë aftësinë e tij krijuese dhe një shok reparti aq i munguar në kryeqytet që i jep mundësinë Xhekos të luajë qoftë si pykë, qoftë si sulmues mbështetës, alternime që futbollist­it i japin kënaqësi. SKUADËR JOKOMPAKTE - Kur Barela vendoset në të djathtë, arrin të mbulojë thuajse gjithçka, por humbet funksionin e tij kryesor në mesin e fushës; kurse nga ana tjetër, Çalhanoglu vuan shumë dhe nuk i plotëson si duhet detyrat në mbulim dhe nuk garanton ekuilibër. Në këtë mënyrë, edhe Batoni është shpesh i detyruar të rrezikojë me ndonjë ndërhyrje, e cila nëse nuk rezulton e efektshme, hap një korridor të rrezikshëm për kundërshta­rin drejt Handanoviç­it. E gjitha kjo detyron edhe De Vrajin të dalë më para dhe shpesh të lërë zbuluar prapavijën. Interi i Kontes mbronte shumë ulët, kurse ai i Inzagit shtyn më shumë para, sepse është më i orientuar drejt futbollit ofensiv. Ajo që tani rëndon është humbja e topit, rikuperimi i të cilit bëhet shumë i vështirë kur pjesa më e madhe e skuadrës ndodhet në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Inzagi tashmë duhet të gjejë balancën, sepse duket se mënyra si trajneri po i aplikon idetë e tij ka sjellë një çekuilibri­m të reparteve dhe Interi nëse humbet kompaktësi­në, që ka qenë tipari i tij kryesor, do ta ketë shumë të vështirë të mbrojë stemën trengjyrës­he në gjoks.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania