Panorama Sport (Albania)

Liga e Kombeve, “Axurrët” nuk humbin prej 93 vitesh në “San Siro”

Itali-spanjë, baraspeshë totale në 38 precedentë

-

Italia dhe Spanja kthehen të përplasin “brirët” mes tyre në kompeticio­net ndërkombët­are pas finaleve të Kampionati­t Europian të këtij viti. Nesër në mbrëmje Italia do të presë Spanjën në “San Siro” në ndeshjen e parë gjysmëfina­le të vlefshme për Ligën e Kombeve. Italia vjen në këtë ndeshje si kampione e Europës, që i dha fund një pritjeje prej 53 vitesh. Gjatë rrugëtimit të saj drejt triumfit në Londër, Italia ndeshi edhe Spanjën, duke e mundur. Tashmë “Furia e Kuqe” do të bëjë vizitë në Milano, në atë që është kthyer në një fortesë e pakalueshm­e.

38 PËRBALLJE – Italia dhe Spanja janë përballur plot 38 herë mes tyre në arenën ndërkombët­are dhe gjithçka është në barazim, teksa dy ekipet numërojnë nga 11 fitore secila, ndërsa 16 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Sa u përket takimeve në Itali, “Axurrët” dominojnë me 5 fitore kundrejt 2 të iberikëve, ndërsa 8 takime janë mbyllur në barazim.

MILANO – Takimi i nesërm do të luhet në Milano, në atë që ka qenë edhe “vendlindja” e kombëtares italiane. Në këtë qytet Italia ka bërë prezantimi­n e saj të parë historik kur më 15 maj 1910 fitonte 6-2 përballë Francës. Ndërkohë, po në këtë stadium, një vit më vonë Italia do të bënte “debutimin” me të famshmen tashmë fanellë e kaltër.

PATHYESHMË­RIA – Milanoja, përveçse ka shënuar edhe pikënisjen historike të Italisë së futbollit me vite, është kthyer në një kështjellë për “Axurrët”. Italia nuk humbet në stadiumin e Milanos prej 93 vitesh. Ajo nuk humbet në 28 takime të luajtura në “San Siro”. Por në po këtë stadium ajo nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi në 5 përballjet e fundit, ku bën pjesë dhe ajo kundër Suedisë që e la jashtë Kampionati­t Botëror të vitit 2018.

9 VJET PRITJE – Italia është vërtet e pathyer në Milano, por nga ana tjetër, “Axurrët” nuk fitojnë në tempullin e tyre që nga viti 2012, më saktë më 16 tetor 2012, kur triumfonin përballë Suedisë 3-1. Italia e ka pritur tri herë Spanjën në Milano, ku regjistron dy barazime dhe një fitore (4-0 në vitin 1942).

REKORDI BOTËROR – Italia vjen në sfidën kundër Spanjës pas një serie prej 37 takimesh radhazi pa humbje, një rekord botëror, duke përmirësua­r pikërisht shifrat e Spanjës që në vitet 2007-2009 regjistron­te 35 ndeshje radhazi pa humbje, si dhe Brazilin e viteve 1993-1995 me po të njëjtat shifra. Në Europianin e fundit Italia kalonte Spanjën në gjysmëfina­le me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania