Panorama Sport (Albania)

Deshamp driblon: Unë në stolin e Juves? As po, as jo

Trajneri i Francës gati për gjysmëfina­len me Belgjikën

-

Didie Deshamp u paraqit përpara mediave tri ditë përpara ndeshjes gjysmëfina­le të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës. Trajneri i Francës preku shumë tema mes së cilës edhe atë të rikthimit të Karim Benzemasë në kombëtare pas skandalit të shantazhit seksual me Valbuenën. Procesi gjyqësor ndaj sulmuesit të Realit vijon dhe në rast të shpalljes fajtor të sulmuesit, Deshamp u pyet nëse do ta përjashton­te nga Botërori i vitit të ardhshëm. “Unë marr vendime sportive. Nuk dua të flas për një vendim gjykate që nuk ka dalë”, tha Deshamp, i cili ka grumbullua­r vëllezërit Hernandez për herë të parë së bashku: “Është diçka e rrallë, sidomos në nivel ndërkombët­ar. Ata janë dy vëllezër. Lukas ka aftësinë për të luajtur si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krah. Mund të luajë edhe bashkë me Teon”. “Telefoot” e pyeti edhe aventurën e tij pas kombëtares dhe nëse ka menduar në të ardhmen marrjen e drejtimit të një klubi. Ish-tekniku i Monakos, Marsejës dhe Juvencunam­i. tusit, preferoi që të luante lojën e “as po, as jo”. “A jam gati të marr drejtimin e një klubi? Po dhe jo. PSG? Po dhe jo”. Në lidhje me aventurën te bardhezinj­të, ai e përshkoi kështu eksperienc­ën e tij: “Ndryshova tërësisht planet, edhe pse kisha pasur një eksperienc­ë të mirë te Marseja. Por Juve është Juve, një prej klubeve më

të mëdha të nivelit botëror. Në Torino kishte një mentalitet të ndryshëm, një qasje të ndryshme ndaj stërvitjes, një përgatitje të gjatë, shumë specifike dhe të vështirë. Por ishte krenaria e veshjes së një fanelle të një klubi të madh. Erdha në majë të gishtave. Në fillim ishte e vështirë, sepse pësova dëmtim në kavilje dhe m’u

desh të operohesha. Përjetova 5 vite të mrekullues­hme si futbollist, me këtë kulturë për fitoren e cila është prezente çdo ditë dhe pavarësish­t kësaj, kishte një ambient familjar, i krijuar nga trajneri Marçelo Lipi dhe nga drejtuesit Moxhi, Betega dhe Giraudo. Kur Juve barazon është një katastrofë, nëse humbet është një

Ka një profesiona­lizëm të madh”. Pastaj ai tregon përse pranoi ta stërviste klubin në Serinë B: “Ishte në vështirësi pasi u rrëzuan. E nisëm me pikë të penalizuar­a dhe u ngjitëm në Serinë A. Nuk do të hyj në detaje, por pasi fituam kampionati­n, nuk ishin në kushtet për të vazhduar një vit më pas”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania