Panorama Sport (Albania)

Mbape, i prerë me PSG: I kam kërkuar të largohem

Kontrata e yllit të parisienëv­e skadon në fund të këtij sezoni

- Përgatiti: LEDJO SERFERKOLL­I

Emri i Kilië Mbapesë ka qenë në krye të çdo gazete pothuaj çdo ditë gjatë merkatos së verës. Dhe veçanërish­t në ditët e fundit të merkatos, kur ofertat e Realit vërshonin njëra pas tjetrës, ndërsa klubi i tij Paris SG i refuzonte po me të njëjtin ritëm. Vetë Kilië Mbape ka qëndruar në heshtje, nuk ka folur asnjëherë, qoftë dhe një fjalë. Por ai ka vendosur të flasë dje duke pranuar për herë të parë se gjatë verës i ka kërkuar klubit të tij ta lërë të lirë të largohet për të firmosur me Realin. PSG-JA refuzoi deri në 200 milionë euro gjatë verës për sulmuesin francez duke mos iu dorëzuar joshjeve të Realit të Madridit. Por deklarata e djeshme e Kilië Mbapesë është një sinjal i qartë se në verën e vitit 2022 kur skadon dhe kontrata e Mbapesë me PSG-NË, vështirë se klubi i kryeqyteti­t francez do ta joshë atë të qëndrojë. “I kam kërkuar klubit që në verë që nuk doja të rinovoja, por të më linin të largohesha. I kam kërkuar klubit të më gjente një sistemim të ri. Personalis­ht doja ta ndihmoja klubin edhe nga ana financiare, pasi me paratë e fituara nga transferim­i im të gjente një zëvendësue­s të denjë”, ka thënë Mbape gjatë një interviste për “RMC Sport”. Mbape, gjithsesi ka pranuar që është ndier mirë në Paris. “Kam qenë gjithnjë i lumtur në Paris. Luaj prej katër vitesh këtu dhe nuk më ka munguar asgjë. Vazhdoj të jem i kënaqur edhe pse doja të largohesha në verë. Klubit ia kam shfaqur dëshirën time shumë herët për t’i dhënë kohën e mjaftueshm­e për të reaguar. E thashë edhe më lart se e shihja këtë lëvizje timen si një përfitim dypalësh, për mua dhe për Parisin. Por klubi nuk ka reaguar. Kam respektuar vendimin e tyre dhe ia kam bërë të qartë se nëse nuk dëshironin që unë të largohesha, atëherë do të qëndroja siç edhe ndodhi në të vërtetë”, ka thënë Mbape.

ASNJË PËRPLASJE – Ndërkaq, Mbape ka hedhur poshtë zërat për një përplasje mes tij dhe drejtorit të klubit, Leonardo. “Njerëzit kanë thënë se kam refuzuar 6-7 oferta të klubit për të rinovuar me mua dhe që nuk doja të flisja me Leonardon.

Të gjitha këto janë të pavërteta. Më kanë thënë të flisja me presidenti­n dhe të them të drejtën nuk më ka ardhur mirë që më thonin se do ta takoja vetëm në fund të gushtit. Unë e kisha marrë vendimin tim”, ka mbyllur Mbape.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania