Panorama Sport (Albania)

“Pandora Papers” edhe në futboll, nga Pep tek Ançeloti

Trajnerë e lojtarë të përfshirë në pastrim parash

-

Skandali më i fundit i njohur ndryshe edhe si “Pandora Papers” nuk ka lënë pa prekur dhe botën e sportit. Presidentë, trajnerë, lojtarë e të tjerë persona të lidhur me futbollin janë përfshirë në pastrim parash në të ashtuquajt­urat parajsa fiskale. Lajmi ka bërë zhurmë të dielën, kur në skenë është shfaqur emri i trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola. Sipas raportimev­e të gazetës më të madhe spanjolle “El Pais”, trajneri i “Qytetarëve” akuzohet se gjatë kohës që drejtonte Barcelonën ka depozituar para në Andorrë për të shmangur detyrimet fiskale në Spanjë. Trajneri 50-vjeçar është një nga profilet më të lartë të zbuluar në “Pandora Papers”, një hetim ky nga një grup gazetarësh investigat­ivë të pavarur (ICIJ) që ka arritur të ketë akses në plot 12 milionë dosje. Nga të dhënat rezulton se Guardiola ka një llogari bankare në Andorra të hapur që në vitin 2012, ku ai ka mundur të rregullojë hyrje-daljet e tij financiare. Deri në momentin e amnistisë fiskale në Spanjë, Guardiola nuk kishte deklaruar detyrimet në organet fiskale spanjolle. “El Pais” dhe “La Sexta” raportojnë se Pep ka hapur një llogari “offshore” për të depozituar pagesat e tij të përfituara gjatë dy sezoneve të fundit si lojtar me Al Alhi në Katar (2003-2005) ku fitonte rreth 1.7 milionë euro në sezon. Pep Guardiola nuk është i vetmi emër i rëndësishë­m në listë. Aty përfshihet edhe trajneri aktual i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Trajneri italian kujtojmë se ka qenë nën hetim edhe më parë në Spanjë për evazion fiskal. Sipas mediave spanjolle Ançeloti ka përdorur një shoqëri në Ishujt Virxhin për të fshehur para

dhe për t’iu shmangur detyrimeve fiskale. Ndërkaq, në skandalin më të fundit janë edhe emra të tjerë të botë së sportit Zhan Vilnëv (Formula 1) apo patinatori kanadez, Elvis Stojko. Në listë janë edhe emra të botës së spektaklit si Klaudia Shifer e Shakira.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania