Panorama Sport (Albania)

Çudit Barcelona, ka një skuadër më të shtrenjtë sesa Reali i Madridit dhe PSG

Edhe pse humbën Mesin, do të kushtonin sot në treg 896 milionë euro

-

Premier Liga vazhdon të ketë skuadrat më të kushtueshm­e në botë. Mançester Siti, Junajtid dhe Çelsi janë tri klubet me vlerën më të lartë të futbollist­ëve në rast se sot do të dilnin në treg për t’u shitur. Klasifikim­in e klubeve më të shtrenjta për pesë kampionate­t kryesore të Europës e ka bërë observator­i zviceran i futbollit “CIES”. Nëse skuadra e Pep Guardiolës do të dilte sot në shitje, ajo do të kushtonte 1.280 miliardë euro. Siti dhe Junajtidi janë dy skuadrat që kanë shpenzuar më shumë për ndërtimin e tyre, por ato do të kthenin mbrapsht investimin në rast se do të dilnin në shitje. Për të gjetur skuadrën e parë spanjolle në klasifikim­in e 98 klubeve, do të duhet të zbresim në vend të katërt. Çuditërish­t nuk është Reali i Madridit, por Barcelona. Stafi i skuadrës së Ronald Kumanit ka një vlerë në merkato 896 milionë euro, pavarësish­t se humbi edhe asetin e saj më të çmuar këtë verë, Lionel Mesin. Katalanasi­t renditen përpara rivalëve të Realit të Madridit, që pozicionoh­et në vend të 7-të, me stafin që i vlerësohet 846 milionë euro. Barça lë pas edhe PSG-NË. Francezët renditen në vend të tetë, 808 milionë euro. Dhjetëshen e parë të klasifikim­it e mbyll Atletiko e Madridit, me një vlerë skuadre 662 milionë euro. Bajerni i Mynihut renditet në vend të pestë me 890 milionë euro dhe pas tyre Liverpuli (868 milionë euro). Brenda dhjetëshes së parë, edhe Borusia e Dortmundit (687 milionë euro). Për të gjetur skuadrën më të shtrenjtë italiane duhet të zbresim poshtë “top 10”. Juventusi kushton 618 milionë euro, ndërkohë që dy ekipet e Milanos renditen njëra pas tjetrës, respektivi­sht në vend të 17-të dhe 18-të. Kampionët e Italisë do të shiteshin në treg sot 469 milionë euro, ndërkohë që komshinjtë e tyre kuqezinj do të kushtonin 434 milionë euro. Skuadra më pak e kushtueshm­e e 5 kampionate­ve kryesore është Grojter Fyrthi (vetëm 26 milionë euro).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania