Panorama Sport (Albania)

Salah, statistika­t thonë se nuk ka asgjë më pak sesa Mesi dhe CR7

-

Jyrgen Klop tha pas golit spektakola­r të Mohamed Salahut ndaj Mançester Sitit të dielën se sulmuesi egjiptian është i klasit botëror dhe nuk ka asgjë më pak sesa Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. I të njëjtin mendim me trajnerin e Liverpulit është edhe ish-mbrojtësi Xhemi Karrager. 29-vjeçari shënoi një gol spektakola­r individual, të dytin për “Reds”-at në barazimin 2-2, i cili ishte i nënti në po kaq ndeshje këtë sezon. “Unë nuk mendoj se është dikush më i fortë në botë për momentin apo në futbollin europian? Nuk mendoj me të vërtetë. Kam parë Champions-in dhe rekordi i tij në këto vitet e fundit ka qenë i shkëlqyer”, tha Karrager për “Sky Sports” pas ndeshjes. Pavarësish­t vuajtjeve të Liverpulit sezonin e shkuar, Salah bëri një sezon të shkëlqyer në aspektin individual. Që prej nisjes së 2020-‘21, ai ka shënuar 40 gola në 60 ndeshje dhe këtyre u shtohen

edhe 9 asiste. Janë shifra të krahasuesh­me me ato të dy lojtarëve më të fortë të dekadës së fundit, Mesit dhe Ronaldos. Argjentina­si ka shënuar 39 gola dhe asistuar 12 gola në 52 ndeshje prej fillimit të sezonit të shkuar, ndërsa portugezi e ka tundur rrjetën 41 herë

(5 asiste) në 51 ndeshje. Mohamed Salah e gjen rrugën e golit gjatë kësaj periudhe çdo 101 minuta, Mesi çdo 89, ndërsa Kristiano çdo 92 minuta. Por ylli i Liverpulit ka një saktësi më të madhe përpara porte sesa kolegët e tij, duke shndërruar në gol 20.5% të goditjeve të tij.

Mesi e ka këtë mesatare finalizimi shumë më të ulët, 13.7%, ndërsa Ronaldo 17.2%. Mesi dominon bindshëm në kategorinë e driblimeve, me 63.1% sukses të tyre, 20.7% më shumë sesa Salah. Ndërkohë që Ronaldo kompleton 59.6% të driblimeve të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania