Panorama Sport (Albania)

Leroi Sane: Botërori, më i rëndësishë­m se Champions

“Një trofe të tillë mund ta fitosh vetëm një herë në katër vite”

-

Leroi Sane është duke kaluar një formë të mirë me skuadrën e Bajernit të Mynihut. Ashtu si shumë lojtarë të kombëtares, edhe Sane kaloi një kohë jo të mirë në të shkuarën duke u vënë në qendër të kritikave, por tani duket se ajo kohë është vetëm një kujtim i hidhur. 25-vjeçari ka fituar sërish zemrat e tifozëve të Bajernit dhe tani me shumë mundësi ato të kombëtares. Arsyeja? Në një intervistë të shkurtër për mediat në vend, Sane pohoi se për të ishte më e rëndësishm­e të fitonte Botërorin me Gjermaninë sesa Champions-in me Bajernin. “Një lojtar ka vetëm një herë në katër vjet shansin për të fituar Botërorin. Për këtë arsye ëndërron më shumë për një gjë të tillë. Është një trofe shumë i vështirë për t’u arritur”, tha Sane. Një deklaratë e cila nuk duket se është marrë për keq nga tifozët e Bajernit të cilët në një sondazh online treguan se nuk i kishin aspak problem deklaratat e lojtarit. Shumë prej tyre shkruanin se nëse Sane është aq i mirë sa të fitojë Botërorin, atëherë Champions-i me Bajernin ishte i sigurt. “Mezi pres të nis punën sërish me Flikun, ai është një njeri i madh dhe një trajner perfekt. Në kohën kur ishte te Bajerni më ka ndihmuar shumë në planin personal. Edhe Nagelsman është i tillë. Kemi folur shumë në javët e para për të kuptuar se çfarë nuk po shkonte me lojën time. Kuptuam se ishte një ngërç psikologji­k dhe më pas nisëm të punonim së bashku për ta zgjidhur atë problem. Tani ai dhe unë jemi shumë të lumtur. Ashtu si dhe tifozët. Më vjen mirë që arrita t’u tregoj atyre se dua të jap më të mirën me fanellën e Bajernit sa herë zbres në fushën e lojës”, pohoi anësori gjerman.

Lojtari pritet të jetë një lojtar kyç për skuadrën e Flikut në Botërorin e ardhshëm nëse Gjermania do të kualifikoh­ej. Kujtojmë që në 2018, Sane u dërgua në shtëpi nga Joakim Lëv vetëm pak ditë para startit. Por që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra. Leroi është rritur shumë dhe nën drejtimin e Flikut ai do ta ketë edhe më të lehtë për të performuar. Ishte pikërisht trajneri aktual i Gjermanisë, ai që besoi tek ai duke bindur drejtuesit e Bajernit për ta sjellë në Mynih. Tani Leroi Sane është një lojtar i pazëvendës­ueshëm për skuadrën kampione dhe për “Pancerat”. Golat dhe asistet në ndeshjet e fundit kanë bërë që ai të rilindë sërish.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania