Panorama Sport (Albania)

Mateus: Kevin Princ ka mbaruar si lojtar

-

Kevin Princ Boateng duhet të ishte një lider te skuadra e Hertës së Berlinit. Duke luajtur për shumë klube të mëdha, ganezi pritej të ishte pika e referimit për skuadrën, por nuk po ndodh kështu dhe për këtë arsye, ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus, ka sulmuar direkt lojtarin duke thënë se: “Koha e Boatengut ka kaluar. Është kaq e thjeshtë. Po flasim për një lojtar i cili nuk mund të japë më asgjë në futboll. Është mirë që Herta ta kuptojë këtë gjë dhe ai të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Lotar. Kujtojmë që Boateng erdhi me shumë bujë në kryeqyteti­n gjerman, por forma e tij e dobët ka zhgënjyer shumë tifozë të Hertës të cilët prisnin më shumë nga ai.

të madhe. Kjo vlen edhe për asistentët e mi dhe për skuadrën pas skuadrës.

Domethënë, nuk keni asnjë lloj emocioni?

Jam shumë i lumtur për rolin që ka, emërtimet janë të parëndësis­hme. Është një nder i madh për mua të punoj për kombëtaren gjermane dhe për DFB-NË. Shpresoj ta nderoj këtë pozicion duke bërë një punë sa më të mirë për futbollin gjerman.

Sa krenare është familja juaj për këtë rol të ri?

Të gjithë janë shumë të lumtur për punën që bëj. Mbështetja e tyre është e madhe dhe për këtë ndihem me fat. Puna është një pjesë e jetës sime dhe për këtë kanë kontribuar të gjithë në familje. Sakrifica ka qenë e madhe, aq më shumë në kohën e pandemisë. Isha shpesh larg shtëpisë në një kohë kur të gjithë qëndronin të mbyllur. Shpresoj që ajo kohë të mos

vijë më për askënd.

Më mirë trajner i Bajernit apo i Gjermanisë?

Janë dy punë të ndryshme edhe pse mund të ngjasojnë. Bajerni ishte diçka e bukur, një punë që e kam bërë me shumë qejf. Ishim një familje e madhe dhe si e tillë silleshim çdo ditë. Te kombëtarja është shumë ndryshe, nëse në Mynih shihja familjen shumë pak, tani kohët kanë ndryshuar. Kam më shumë kohë për familjen edhe pse puna në skuadër është më e pakët. Edhe pse në javët e fundit kam shëtitur jo pak në Europë për të parë formën e disa lojtarëve.

Me Mads Butergait keni një njeri përgjegjës për goditjen standarde, si arritët ta mendonit këtë gjë?

Puna e tij ka rënë në sy menjëherë. Mund të themi se jemi duke punuar me detajet për t’u përmirësua­r sa më shumë.

Goli i Rydigerit në Islandë ishte skemë e tij?

Po, ishte ideja e Madsit. Edhe goli i Hofmanit ndaj Armenisë mban firmën e Madsit. Goditjet standarde janë bërë shumë të rëndësishm­e në futboll dhe ne duam që të jemi sa më të përgatitur për to. Më vjen mirë që futbolli ka evoluar kaq shumë, tani puna ime është bërë edhe më e lehtë në disa aspekte.

Cv-ja juaj është e mbushur me poste drejtuese, trajner, zëvendës trajner, drejtor sportiv në klube dhe në kombëtare, cila ka qenë eksperienc­a më e vlefshme?

Të gjitha këto eksperienc­a ishin dhe janë të vlefshme. Pas punës sime në Hofenhaim si drejtor sportiv mora disa muaj pushim për të menduar se çfarë do të bëja më pas. Rruga që ndoqa ishte ajo e trajnerit. Mendova se aty mund të

përmirësoh­esha. Koha tregoi që bëra një zgjedhje të mirë. Koha si ndihmës te Bajerni ishte shumë e vlefshme, aq më shumë ajo e trajnerit të parë.

Të gjithë ju njohin si një njeri të qetë, fakti që keni menaxhuar një skuadër me yje te Bajerni na bën të dyshojmë se keni ndryshuar, sa e vërtetë është?

Jam në gjendje për t’i shkuar gjërave që mendoj që janë të drejta deri në fund. Për këto gjëra mund të ngre dhe tonin ose të nevrikosem. Ajo që kam kërkuar gjithmonë është sinqeritet­i. Kam qenë gjithmonë direkt me lojtarët dhe u kam treguar atë që mendoj, mirë apo keq pak rëndësi ka. Lojtarët janë aty për të luajtur, por nëse e bëjnë keq duhet thënë pasi puna e keqe e tyre ndikon te puna e të gjithëve. Kam pasur gjithmonë një marrëdhëni­e të mirë me lojtarët,

ata janë njerëz si gjithë të tjerët. Është e rëndësishm­e të ruhet ky ekuilibër, në të kundërt nuk mund të shkohet gjatë. Kjo ka qenë një nga pikat më të forta që ka pasur skuadra e Bajernit në dy sezonet e fundit.

Në Cv-në tuaj të pasur mungon fakti që nuk keni arritur kurrë të luanit në kombëtare si lojtar, sa ju vret kjo gjë?

Nuk mjaftoi për të bërë atë hap të madh, por e shkuara nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të ndryshojë asgjë tani. Nisa të pyesja veten nëse trupi im ishte në gjendje për të përballuar sforcon e një lojtari profesioni­st. Me mua u bënë shumë gjëra gabim në atë kohë. Stërvitesh­a me një gju të dëmtuar dhe askush nuk e kishte kuptuar. Kjo bëri që më pas të lija futbollin para kohe. Arrita të luaja vetëm për U18 të kombëtares.

Çfarë keni marrë me vete në ato pak minuta me kombëtaren e moshave?

Ishte një emocion i madh. Të vishje në atë kohë fanelën e kombëtares ishte diçka e madhe. Këtë gjë duhet të ndjejnë edhe futbollist­ët e sotëm, është një nga qëllimet që i kam vënë vetes së bashku me stafin tim. Nëse rikthehet ajo dëshirë, pasiond dhe ëndërr për kombëtaren, gjithçka do të jetë më e lehtë.

Gjithmonë jeni mbajtur si trajner që mbështet të rinjtë, pse keni kaq shumë besim tek ata?

Ndeshjet e para treguan se jemi duke u mbështetur te të rinjtë. Kjo nuk do të thotë që skuadra do të bëhet nga e para, por skuadra ka nevojë të ndryshojë dhe kjo do të bëhet gradualish­t pa prishur ekuilibrat. Mosha për disa lojtarë ecën dhe për këtë duhet gjak i ri. Kështu ka funksionua­r për dekada të tëra dhe mendoj që është diçka e nevojshme. Më pëlqen t’u besoj të rinjve, e di se çfarë do të thotë të presësh shansin për të luajtur.

Tri ndeshje dhe tri fitore, mund ta quani një start perfekt?

Bëmë një nisje të mirë dhe për këtë jemi të gjithë të lumtur. Por mund të përmirësoh­emi edhe më shumë. Dua një skuadër që luan rrjedhshëm dhe krijon raste për shënim. Çdo repart duhet t’i kryejë detyrat e tij dhe kjo në sinkron më mentalitet­in e lojës sonë. Kemi bërë ndeshje me ritëm dhe tani jemi të parët. Me dy fitore në ndeshjet e mbetura mund të sigurojmë kualifikim­in për në Botëror. Dua t’i mbyllim sa më shpejt këto llogari për të menduar të qetë për turneun e Katarit.

Deri në Botërorin e ardhshëm nuk ka mbetur dhe shumë kohë, çfarë duhet të ndodhë në të ardhmen për të parë një Gjermani pretendent­e?

E rëndësishm­e është të ruajmë vazhdimësi­në dhe stabilitet­in. Goditje poshtë belit nuk duhet të marrësh në Botëror. Skuadrat e qëndrueshm­e duhet të kenë një aks qendrorë të fortë që t’i ruajë të gjithë ekuilibrat e ekipit. Kjo nis nga portieri dhe deri te sulmuesi. Këtë qëndrueshm­ëri na e japin lojtarët që kanë besim te vetja dhe besimi në vetvete vjen nga rezultatet dhe performanc­a e mirë.

Keni një qëllim të qartë për Botërorin?

Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm me këto gjëra. E para, ende nuk jemi kualifikua­r. Nuk kam as dyshimin më të vogël që do t’ia dalim. Më pas? Nga eksperienc­a në të kaluarën di që në një Botëror janë shumë faza për t’u kaluar. Nëse je në çerekfinal­e trysnia më e madhe bie. Ajo çfarë ndodh më pas në atë fazë është diçka tjetër. Në një ndeshje mund të ndodhin shumë gjëra. Mund të eliminohes­h nga një gabim i vogël ose ke shumë lojtarë të dëmtuar. Duke i menduar para këto gjëra na jep mundësinë për të qenë sa më të përgatitur nga ana psikologji­ke. Kjo skuadër ka kualitet dhe është në rrugën e duhur drejt suksesit, nuk kemi pse të fshihemi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania