Panorama Sport (Albania)

Roshi s’ia del, Reja në... “stres”

Rikthimet në sulm krijojnë dilema për trajnerin italian, dyshime ka edhe në mesfushë Fieraku largohet nga grumbullim­i, Uzuni kryen stërvitje të plotë me grupin

- KRISTI SEJATLLARI

Odise Roshi është larguar nga grumbullim­i me ekipin kombëtar dhe nuk do të jetë i disponuesh­ëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë. Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjendjen dhe pamundësin­ë e futbollist­it ka vendosur ta lërë të lirë të largohet nga ky grumbullim. Në këtë mënyrë 31vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitje­t për sezonin e ri.

PËRGATITJE­T

Përveç Odise Roshit, trajneri

Edi Reja dhe stafi teknik kanë pasur në dispozicio­n të gjithë lojtarët në seancën e djeshme stërvitore. Stërvitje të plotë ka bërë edhe Armando Broja, që është shfaqur me një gjendje të mirë dhe po arrin shumë shpejt formën e duhur fizike. Ndërkohë që sulmuesi tjetër, Myrto Uzuni, i cili humbi ndeshjen e Islandës dhe zhvilloi disa ditë stërvitje i diferencua­r, dje është bashkuar me grupin dhe ka kryer një seancë stërvitore me ngarkesë të plotë fizike. Pjesa tjetër e skuadrës nuk shfaq asnjë problem për sa u përket dëmtimeve.

FORMACIONI

Me rikthimet e Brojës dhe Uzunit për Izraelin, si dhe mosaktiviz­imi i Nedim Bajramit

dhe aktivizimi për pak minuta i Asllanit me Islandën, fusin në një lloj “stresi” trajnerin Edi Reja për formacioni­n që i duhet të hedhë të premten në fushë. Cilësia e lojtarëve të Kombëtares është rritur dhe kjo përveçse është një gjë e mirë, nga ana tjetër sjell shumë dilema për italianin. Vërtet ka rikthime në sulm, por Taulant Seferi shënoi ndaj Islandës, ndërkohë që Cikalleshi ishte pika e referimit përpara dhe Reja ka një preferencë për të. Ndërkohë, një dyshim tjetër është një vend në mesfushë mes Bajramit dhe Çekiçit, ku njëri prej të dyve do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin në këtë repart. Teksa 20-vjeçari Kristjan Asllani është projektuar për në pjesën e dytë, për t’i dhënë një freski mesfushës. Ndërkohë, mbrojtja mendohet që të mos pësojë ndryshime dhe lojtarët mbrojtës që do të jenë në stol duhet të kënaqen me aktivizimi­n në miqësoren me Estoninë ditën e hënë, 13 qershor.

 ?? ?? Odise Roshi, 31 vjeç
Odise Roshi, 31 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania