Panorama Sport (Albania)

Izraeli, gafë me avionin

Ekipi kombëtar ngeci dy orë në bord, shkak mbipesha para fluturimit Reagojnë zyrtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Kurrë s’kishte ndodhur

- ILIR CARA

Izraeli e ka nisur ters transfertë­n e Sh qipërisë. Kombëtarja izraelite ka bërë një gafë të madhe në lidhje me avionin që do t’i sillte dje në Shqipëri për ndeshjen e nesërme në “Air Albania”. Shkak është bërë mosllogari­tja e peshës. Kombëtarja izraelite kishte marrë me qira një avion të vogël dhe para nisjes ka pasur probleme me mbipeshën. Për këtë gafë lojtarët kanë qëndruar gati dy orë në avion dhe më pas kanë zbritur duke qëndruar në zonën “Duty Free”. Zgjidhja është gjendur aty për aty, ku u vendos të largoheshi­n tre anëtarë të ekuipazhit, të cilët do të vijnë sot në Shqipëri me një avion që do të vihet në dispozicio­n të ekipit. Duke qenë se Shqipëria do të përdoret si transit nga izraelitët për transfertë­n e së hënës në Islandë, u vendos që të shkarkohes­hin edhe bagazhet e llogaritur­a për këtë sfidë, të cilat mbërrijnë sot në vendin tonë. Trajneri i kombëtares, Alon Hazan, u përpoq të qetësonte situatën ku për mediat vendase u shpreh: “Jemi plotësisht të qetë, do të dimë të kapërcejmë edhe gjërat që supozohet se do të na acarojnë”. Federata Izraelite e Futbollit ka fajësuar për gjithçka shoqërinë ajrore, pasi kishte dërguar një avion shumë të vogël për të mbajtur të gjitha pajisjet. Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe disa nga lojtarët e kombëtares izraelite, të cilët janë shprehur: “Nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Ne jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë”. Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i kombëtares izraelite, Josi

Sharabi, për këtë gafë u shpreh: “Ne morëm të gjitha lejet për ngarkesën dhe u habitëm shumë. Linja ajrore e kupton që ka shkaktuar dëme, ndaj tani po japin përgjigjen e nevojshme me shpenzimet e tyre. Përveç kësaj, ngarkesa e shkarkuar do të mbërrijë nesër me një avion zëvendësue­s. Federata ka vite që bën fluturime në të njëjtin format me të njëjtin ekskluzivi­tet dhe nuk ka hasur kurrë në një fenomen të tillë. Ne do ta hetojmë incidentin tërësisht”. Pas katër orësh pritje në aeroport, ka marrë fund saga e izraelitëv­e që janë nisur drejt Shqipërisë, ndërsa pjesa e delegacion­it që zbriti nga bordi dhe bagazhet e llogaritur­a për në Islandë pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri përmes një linje ajrore greke. Gafa e mësipërme është bërë objekt talljeje dhe memesh nga komentuesi­t izraelitë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania