Panorama Sport (Albania)

Çfarë e pret ekipin izraelit në Shqipëri

-

Media izraelite, “sport5.co.il”, përmes një të dërguari të saj, që ka mbërritur në Shqipëri para kombëtares së Izraelit, i ka kushtuar këtë reportazh sfidës duke treguar se çfarë e pret kombëtaren hebreje: “Kur i tregoni familjes apo miqve të ngushtë se do të shkojmë në Shqipëri, reagimi i parë ka të ngjarë të jetë: ‘Nuk është e rrezikshme atje?’ Nga ana tjetër, nëse pyesni ata që kanë qenë atje, me siguri do të merrni përgjigje krejtësish­t të ndryshme dhe pozitive. Vargmale të bukura, pyje të pacenuara, lugina të gjelbra, liqene, arkitektur­ë osmane dhe plazhe të bardha. Shqipëria duket se po ecën ngadalë përpara drejt modernizim­it të plotë. Në rrugë atmosfera është e qetë, rakia shqiptare, e cila është versioni vendas i ‘arak’-ut, është pija tradiciona­le. Tirana është plot me kafene, restorante, parqe të gjelbra dhe megjithëse na trembën me të tetë anëtarët e GSS që do të mbërrijnë me ekipin në fluturim dhe dhjetë roje të tjera lokale të sigurisë dhe 5 policë që do të ruajnë ekipin, banorët janë shumë miqësorë. Para mbërritjes së ekipit gjithçka ishte rregulluar nga shefi i sigurisë në UEFA, përfaqësue­si i federatës Arjeh Hershkoviç, shefi i kuzhinës Ronen Kohen dhe masazhator­i Yigal Tsabari, që mbërritën një ditë më parë për t’u kujdesur për përgatitje­t para mbërritjes së ekipit. Ata që nuk janë vetëm në kërkim të jetës së natës, mund të shijojnë edhe kulturën. Një udhëtim në Muzeun Historik Kombëtar ose thjesht një shëtitje në sheshin ‘Skënderbej’ që mban emrin e heroit kombëtar që udhëhoqi luftën ndaj Perandoris­ë Osmane. Skuadra do të qëndrojë në Shqipëri për rreth 30 orë. Delegacion­i merret kryesisht me përgatitje­t taktike dhe analistët e skuadrës e kanë përgatitur tashmë videon nga takimi mes Islandës dhe Shqipërisë, i cili përfundoi 1-1. Ashtu si Skocia, edhe Izraeli e njeh shumë mirë Kombëtaren shqiptare. Në kualifikue­set e Botërorit 2018 dhe gjithashtu në kuadër të turneut të Ligës së Parë të Kombeve luajtëm kundër tyre. Një fitore e madhe 0-3 jashtë fushe, por edhe një humbje therëse në të njëjtin rezultat në shtëpi në ‘Sami Ofer’. Meqë ra fjala, në fitoren atëherë hapi kapiteni i skuadrës Eli Desa dhe në stol u ul Omri Glazer. Pjesa tjetër e skuadrës u zëvendësua. Pra, fusha ishte në Albsen, takimi i radhës është në Tiranë, ku Murinjo dhe Roma mposhtën Fejnordin dhe Ophir Marciano që u ulën në stol në finalen e Ligës së Konferencë­s. Shqiptarët regjistrua­n ndeshje të shkëlqyera në kualifikue­set për Botërorin dhe përfunduan në vendin e tretë me 18 pikë, ku përfshihes­hin Anglia e Polonia dhe ishin përpara Hungarisë, e cila jo pak vunë bast që ata të përfundoni­n në vendin e tretë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania