Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk heq dorë nga Kaina, e do edhe një sezon

- BUJAR BALLIU

Sulmuesi brazilian, Kaina Nunesh, mund të qëndrojë te Kastrioti edhe për sezonin 2022-2023. Drejtuesit krutanë po bëjnë përpjekje për ta bindur sulmuesin që të qëndrojë edhe një sezon. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në klub se së fundmi palët kanë pasur një takim. Normalisht pritet t'i ofrohet sulmuesit brazilian një kontratë e re me kushte të tjera, me pagë më të lartë. Mirëpo, fillimisht lojtari duhet të zgjidhë marrëveshj­en me Vllazninë, nga e cila ka edhe pakënaqësi­të e tij. Krahas tij, krutanët pritet që të rikthejnë në skuadër edhe ndonjë lojtar që ka qenë pjesë e tyre në të kaluarën dhe ka shkëlqyer me këtë fanellë. Megjithatë, fillimisht preferohet që emrat të mos publikohen, pasi drejtuesit po negociojnë me disa ish-ë. Ndërkohë, një tjetër skuadër që krutanët pritet që të bëjnë merkato, ka gjasë të jetë Skënderbeu. Janë disa futbollist­ë që preferohen nga stafi teknik me në krye Çelën, i cili këto ditë pritet të konfirmohe­t edhe zyrtarisht nga presidenca. Klubi synon të ruajnë grupin, ndonëse firot mund të jenë të pashmangsh­me. Disa lojtarë janë pa kontratë dhe kanë preferuar, që ndonëse jo zyrtarisht, të shfaqin sinjale largimi. Por, ka të tjerë që janë në bisedime për të rinovuar. Mbrojtësit të majtë, Armando Rami, si dhe sulmuesit të krahut Bedri Greca, u ka mbaruar kontrata, por klubi kërkon që t'i mbajë me çdo kusht. Në ditët në vijim do të ketë diçka konkrete, jo vetëm për largimet, por edhe afrimet e rinovimet e mundshme të marrëveshj­eve me grupin ekzistues.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania