Panorama Sport (Albania)

Hasani bardheblu, ja prapaskena­t te Tirana

- OLSI AVDIAJ

Florent Hasani është blerja më e re e Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizua­r dje afrimin e sulmuesit të përfaqësue­ses së Kosovës, duke përforcuar kështu repartin e avancuar në prag të ndeshjeve të Champions, por edhe për sezonin e ardhshëm. Pozicioni i tij natyral është sulmues i djathtë, por përshtatet mjaft mirë edhe si sulmues i dytë pas "pykës" ose edhe si sulmues i parë. 25-vjeçari mund të jetë kosovari i radhës që shkëlqen pas Bekajt.

PRAPASKENA­T

Meqë u përmend Bekaj, duhet theksuar se janë shumë miq bashkë dhe burime brenda klubit bëjnë me dije se portieri ka luajtur një rol të dorës së parë për ta bindur Hasanin që të veshë fanellën bardheblu. I ka bërë të qartë atij se Tirana është një opsion i shkëlqyer që të rikthehet në nivelet më të larta duke ia "ilustruar" këtë edhe me rastin e Seferit dhe Xhixhës, që pas një sezoni mbresëlënë­s jo vetëm u shpallën kampionë, por tani kanë një mori ofertash të rëndësishm­e nga jashtë Shqipërisë. Natyrisht, edhe Halilit

iu desh të bënte një sforco ekonomike, sepse Hasani pritet të ketë një pagë afro 6-7 mijë euro në muaj dhe kontrata është bërë për dy vite. DËSHIRË E SHEHIT Orges Shehi dhe Osmani ka kohë që e kishin piketuar sulmuesin që sezonin e fundit luajti me hungarezët e Gyirmót FC Gyor, ku në 32 ndeshje shënoi 3 gola. Me Seferin në qendër të merkatos dhe me Xhixhën që gjithashtu po pret rastin më të mirë për t'i dhënë duart kampionati­t shqiptar, Shehi ka menduar që të marrë masat duke afruar një lojtar që mb- ulon disa role, të shpejtë dhe të ri. Por nuk mbaron me kaq, mësohet se Tirana po kërkon me këmbëngulj­e edhe një sulmues dhe një mesfushor tjetër. Hasani dhe Aleksi, dy afrimet e deritanish­me, nuk do të jenë të fundit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania